Kosova drejt humnerës, pozita e opozita të reagojnë

Lajme

Kosova drejt humnerës, pozita e opozita të reagojnë

Nga: Mimozë Lakna Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 16:52

As pozita dhe as opozita nuk po tërhiqen nga qëndrimet e tyre sa i përket veprimeve në drejtim të zhbllokimit të situatës politike.

Derisa, Qeveria e Kosovës është e vendosur të mos jap dorëheqje dhe as t`i anulojë marrëveshjet e arritura në Bruksel, opozita në anën tjetër nuk po tërhiqet nga këto kërkesa, për të cilat edhe do të protestojë më 17 shkurt. Lidhur me këto qëndrimeve të polarizuara skajshëm, ka reaguar Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Greg Delawie, i cili ka thënë se Kosova është në humnerë.

“Në këtë moment mendoj, se Kosova është në zgrip. Progresi është i mundshëm, por nuk është i sigurt. Ende mbetet edhe shumë punë për t’u bërë dhe atë punë duhet ta bëjë një Kuvend që funksionon, qoftë përmes bashkëpunimit të ngushtë me Bashkimin Evropian, qoftë përmes bashkëpunimit me ShBA-të në Sfidat e Mileniumit dhe në shumë çështje tjera në agjendë për Kuvendin e Kosovës”, tha diplomati amerikan.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat