Vetëm 4 përqind e femrave në Kosovë gëzojnë trashëgimi

Lajme

Vetëm 4 përqind e femrave në Kosovë gëzojnë trashëgimi

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 12:02

(E plotësuar) - Vetëm 19 përqind e grave në Kosovë kanë pronë të tyre, ndërsa4 përqind kanë trashëguar pronë. Kështu u bë e ditur sot në konferencën “Rritja e pjesëmarrjes së grupeve të margjinalizuar në Kosovë”, e organizuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim në partneritet me USAID.

Kjo konferencë është organizuar me qëllim të përfshirjes së akterëve kryesor që merren me grupet sociale të margjinalizuara në Kosovë, përmes krijimit të mundësive dhe mekanizmave konkret për përfshirjen e tyre në jetën shoqërore.

Në këtë konferencë i pranishëm ishte edhe ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, i cili konsideroi se margjinalizimi i grupeve shoqërore pengon demokracinë.

Delawie: Margjinalizimi pengon demokracinë

“Kur njerëzit shtyhen në margjinat e shoqërisë e kanë shumë më të vështirë që t'i ushtrojnë të drejtat e tyre ekonomike, politike, kulturore dhe shoqërore. Kjo natyrisht pengon procesin demokratik dhe zhvillimin ekonomik. Megjithatë, është e mundur që të lëvizet, të shkohet përtej politikave të përjashtimit të shoqërisë në përfshirje, mjet që do t’i përqafonte të gjith a llojshmëritë e Kosovës. Qeveria ime ka hartuar politika të ndryshme të cilat mundësojnë qasje të barabartë për të gjithë, pavarësisht a janë shtetas të cilët kanë të bëjnë me të drejtat e tyre apo të drejtat e të huajve”, tha ambasadori Delawie.

Delawie tha se duke u bazuar në zgjedhjet e përgjithshme të viti 2014 në Kosovë, janë hartuar politika për përmirësimin e mënyrës së votimit dhe të drejtën e votimit për grupet e margjinalizuara.

Ai shtoi se sipas një anketë të realizuar së fundmi, vetëm 19 përqind e grave në Kosovë kanë pronë të tyre dhe 4 përqind kanë trashëguar. Për këta, ai tha se në bashkëpunim meMinistrinë e Drejtësisë dhe USAID-in, është duke përforcuar të drejtat e grave për pronësi.

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi tha se po punohet për hartimin politikave të reja që do ta fuqizojnë të drejtën e barabartë për të trashëguar, jo vetëm në kuptimin legjislativ por edhe në kuptimin e trajtimit, të implementimit të këtyre ligjeve në praktikë.

Kuçi: Duhet të punojmë për implementim të ligjit

“Për të ofruar të drejta të barabarta në trashëgimi nuk duhet të mbetet vetëm diçka që është në letër dhe duhet të shfrytëzohet në kuptim të plotësimit të kësaj të drejte për mirëqenien sociale të secilit individ. Ne duhet të punojmë që të kemi masa mbrojtëse dhe të fuqizojmë implementimin e legjislacionit.Është e vërtetë që ligji e garanton një gjë të tillë por po ashtu është e vërtetë që implementimi i atyre dispozitave me hendekun e krijuar në shumicën e rasteve nuk implementohet në praktikë”, theksoi Kuçi.

Gjithashtu, Kuçi tha senë studimet e realizuar nga programi për të drejtat pronësore të USAID-it, është rezultuar se 59 përqind të qytetarëve të Kosovës vlerësojnë se gratë duhet të trashëgojnë, ndërsa, 62 përqind e qytetarëve nuk i njohin rastet kur një vajzëapo grua ka trashëguar të drejtën pronësore.

I sapo zgjedhurikryesues i Këlliti Gjyqësor të Kosovës, Nexhat Idrizi numëroi disa probleme me të cilat përballen femrat kur i drejtohen gjykatave në lidhje me trashëgimin.

Idrizi: Gratë kur i drejtohen gjykatave ballafaqohem me shumë vështirësi

“Në raste kur gratë i drejtohet gjykatave për të kërkuar realizimin e të drejtave të tyre ato ballafaqohen me vështirësi të mëdha që pësojnë gjatë proceduarës, siç janë: shtyrjet e shpeshta të seancave, mungesa e transparencës si dhe pengesat që paraqiten në ndërkohë në rastin e zbatimit të vendimeve gjyqësore në ndonjë rast dhe sjellja jo etike e gjyqtarëve. Neve në partiakë na mungon vetëkritika. Duhet të angazhohemi që kjo çësht je ta instalojmë që më shumë të jemi vetëkritik se sa t’i kritikojmë të tjerët”, shtoi ai.

Përveç të drejtave trashëgimore dhe pronësore të grave dhe vajzave, në këtë konferencë u diskutua edhe në lidhje mevështirësitë e komunitetit LGBT, angazhimin e të rinjve në proceset sociale në Kosovë dhe rritjen e pjesëmarrjes së personave me aftësi të kufizuara.

Vetëm 4 për qind e grave në Kosovë kanë të drejtë në pronë

Në konferencën “Rritja e Pjesëmarrjes së Grupeve të Margjinalizuara në Kosovë”, u tha se vetëm 4 për qind e grave në Kosovë kanë të drejtë në pronë.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie tha se nuk mjaftojnë që gjërat të jenë të shkruara vetëm në letër, por duhet edhe të zbatohen.

Ndërsa, ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi tha se rregullimi i të drejtave pronësore është çështje e ndejshme dhe është pjesë e zhvillimit ekonomik të një vendi.

Ai tha se 62 për qind e rasteve nuk e kuptojnë që një grua apo vajzë duhet të ketë të drejtë në pronë.

Sipas tij, gratë dhe vajzat kanë të drejtë në trashëgimi edhe pse në praktikë kjo është ndryshe dhe abstrakte sepse nuk merret seriozisht.

Ministri i Drejtësisë tha se kjo nuk zgjidhet vetëm me legjislacion, por duhet të ndikohet edhe nëpërmjet konferencave, shkollimit.

Ai tha se dhuna e parë që mund t’i ndodh një femre është heqja dorë nga pasuria në momentin që del nga shtëpia.

Sipas tij, për mentalitetin patriarkal në Kosovë duhet vënë në lëvizje masa të rrepta për të vënë barazi në këtë drejtim.

“Jemi një popull që shquhemi për respekt të nënave dhe kjo duhet të konkretizohet duke ndarë në mënyrë të drejtë pasurinë”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat