Haradinaj: Qeveria e Kosovës ka rrezikuar qenësinë e shtetit të Kosovës

Lajme

Haradinaj: Qeveria e Kosovës ka rrezikuar qenësinë e shtetit të Kosovës

Më: 7 mars 2016 Në ora: 10:45

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj me rastin e festës së 7 marsit Ditës së Mësuesit ka thënë se në kategorinë e heronjve hynë edhe mësuesit të cilët sakrifikuan për ta ruajtur vazhdimësinë e procesit mësimor në ditët e vështira.

Po ashtu, Haradinaj ka folur edhe për kthimin mbrapshtë të librave shqipë nga Serbia për të cilën ka thënë se Qeveria e Kosovës ka bërë aq shumë koncesione për Serbinë, saqë e ka rrezikuar edhe vetë qenësinë e shtetit të Kosovës.

“Nëse Kosova i ka pasur heronjt e vet, sigurisht se në këtë kategori hyjnë një armatë e tërë e mësuesve, që sakrifikuan aq shumë, për ta ruajtur vazhdimsinë e procesit mësimor, edhe në ditët më të vështira.

Shënimi i kësaj dite sot, pa u rregulluar statusi pensional i mësuesve që kishin punuar në vitet 90-të, është një situatë që kërkon zgjidhje urgjente.

Shënimi i kësaj ditë sot, poashtu përkon me një moment të keq, ku shteti fqinjë i ka vu bllokadë librit shkollor, edhe pse Qeveria e Kosovës ka bërë aq shumë koncesione për Serbinë, saqë e ka rrezikuar edhe vetë qenësinë e shtetit të Kosovës.

Në këtë ditë, gjithsesi të shënuar për arsimin shqiptar, të gjithë mësimdhënësve urimet më të mira, të shoqëruara edhe me përkushtimin tim, që statusi dhe e drejta e tyre të jetë e plotë dhe në përputhje me kontributin e dhënë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./A.M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat