Pacolli: Meriton të nderohet në një datë historike si 7 Marsi

Lajme

Pacolli: Meriton të nderohet në një datë historike si 7 Marsi

Më: 7 mars 2016 Në ora: 10:55

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli me rastin e festës së 7 marsit Ditës së Mësuesit ka thënë se një profesion i tillë vërtetë meriton të nderohet në një datë historike si kjo.

Po ashtu, Pacolli ka thënë se e ardhmja e një fëmije varet nga një mësues i mirë dhe detyrën e të mësuarit të tij nuk mund ta kryej si duhet asnjë njeri tjetër vetëm se mësuesi.

“Të dashur miq, sot është Dita e Mësuesit dhe një profesion i tillë vërtetë meriton të nderohet në një datë historike si kjo që është sot dhe dëshirojm tu urojm të gjithë mësuesëve suksese në këtë ditë dhe suksese më shumë në ditët e vitet tjera në vijim.

Urim i ngrohët për të gjithë ata, që me zemër të mbushur plot dashuri përcjellin dituri prandaj gëzuar për të gjithë 7 marsin, Ditën e Mësuesit.

E ardhmja e një fëmiu mvaret nga një mësues i mirë dhe detyrën e të mësuarit të tij nuk mund ta kryej si duhet asnjë njeri tjetër vetëm se mësuesi”, ka shkruar Pacolli në Facebook./A.M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat