Protesta në Prishtinë, kërkohet lirimi i Gafurr Dugollit (Foto)

Lajme

Protesta në Prishtinë, kërkohet lirimi i Gafurr Dugollit (Foto)

Nga: H.Orana Më: 14 mars 2016 Në ora: 11:50

Disa qytetarë sot po protestojnë para ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë duke kundërshtuar kështu arrestimin e Gafurr Dugollit nga policia maqedonase, me urdhër të Serbisë.

Disa qytetarë janë mbledhur para ambasadës me parulla të ndryshme.

“Mos na i rihapni plagët”, “Maqedoni, mos luaj lojëra të pista”, e të tjera parulla mbajnë protestuesit.

Ndryshe vëllau i Bujar Dugollit është ndaluar nga autoritet maqedonase pak ditë më parë./BS


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat