Veteranët e luftës nesër protestojnë para ambadadës së Maqedonisë

Lajme

Veteranët e luftës nesër protestojnë para ambadadës së Maqedonisë

Më: 14 mars 2016 Në ora: 15:01

Organizatat e luftës së UÇK-së do të protestojnë nesër para ambasadës së Maqedonisë në Kosovë, për të kërkuar lirimin e ish-pjesëtarit të UCK-së Gafurr Dugolli i cili u arrestua nga autoritetet maqedonase më 10 mars derisa po hynte në shtetin maqedon.

Dugolli është arrestuar në bazë të një urdhër arresti të Serbisë, sipas të cilit Dugolli kërkohet për krime lufte.

Organizatat e dala nga lufta shprehin shqetësimin lidhur me këtë arrestim njëkohësisht edhe shprehin revoltën e tyre për shkak të se shtetasit e Kosovës ende konsiderohen shtetas të Serbisë nga ana e shtetit fqinj.

“Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, përveç shqetësimit me rastin e arrestimit të bashkëluftëtarit tonë Gafurr Dugolli, shprehim edhe revoltën për shkak të fletëarresteve të lëshuara nga Serbia, e aq më keq sepse shtetasit e Kosovës konsiderohen qytetar të Serbisë, edhe pse kemi njohje reciproke në mes të shtetit të Kosovës dhe Maqedonisë”, thuhet në reagim.

Këto organizata ftojnë anëtarësinë që nesër me datën 15 mars në ora 11:oo, të protestojnë para Ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë – Arbëri(ish Dragodan), për të k ërkuar lirimin e tij.

“Kërkojmë nga Institucionet e Republikës së Kosovës, që të marrin masa për ta liruar menjëherë qytetarin e Kosovës, i cili njëkohësisht është edhe zyrtar i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, përndryshe ne do të protestojmë vazhdimisht para ambasadës së Maqedonisë në Kosovë dhe nuk garantojmë për sigurinë e personelit të ambasadës”, thuhet në reagim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat