Prokuroria e Maqedonisë kërkon ekstradimin e Gafurr Dugollit

Lajme

Prokuroria e Maqedonisë kërkon ekstradimin e Gafurr Dugollit

Më: 15 mars 2016 Në ora: 21:08

Burime nga Prokuroria Publike për Tv Telma thonë se, gjatë ditës së sotme është kërkuar masa e parandalimit për ekstradim të funksionerit të Kosovës, Gafurr Dugolli, i cili është arrestuar të premten e kaluar.

Gjykata penale e Shkupit thotë se vendimi për paraburgim do ta vendosin në orët e mbrëmjes kur edhe i tejkalon paraburgimi i shkurtër.

Gjyqi duhet të vendosë nëse do ta pranojë ose hedh poshtë kërkesën për paraburgim të funksionerit nga Kosova, të cilin Serbia e akuzon për krime lufte të kryera gjatë vitit 1998 në rajonin e Kleçkës në Kosovë.

Shefi i protokollit të Forcave të Sigurisë së Kosovës, Gafurr Dugolli, u arrestua në vendkalimin Bllacë, kur ai ishte nisur për në ambasadën amerikane për t’u pajisur me vizë për në SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat