Avokati i Dugollit mohon të ketë 30 ditë paraburgim për të

Lajme

Avokati i Dugollit mohon të ketë 30 ditë paraburgim për të

Më: 16 mars 2016 Në ora: 11:59

Nikolla Dodevski, avokat mbrojtës i shefit të protokollit të Forcës së Sigurisë së Kosovës,Gafur Dugolli ka mohuar që këtij të fundit t'i jetë caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

"Nuk kam vendim për paraburgim prej 30 ditësh për Dugollin" ka deklaruar për RTK-në Dodevski, duke ju referuar disa shkrimeve të mediave.

Ditë më parë ,Ministri i Drejtësisë së Maqedonisë Adnan Jashari, deklaroi për RTK-në se nuk do të lejoj ekstradimin në Serbi,të shefit të protokollit të Forcës së Sigurisë së Kosovës,Gafur Dugollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat