Kuçi: Maqedonia do ta lirojë sot Gafurr Dugollin e FSK-së (Video)

Lajme

Kuçi: Maqedonia do ta lirojë sot Gafurr Dugollin e FSK-së (Video)

Më: 16 mars 2016 Në ora: 16:27

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka deklaruar se sot autoritetet maqedonase do ta lirojnë ish pjesëtarin e UÇK'së, Gafurr Dugollin.

Kuçi, ka thënë se pikërisht për këtë ka qenë në Shkup ku edhe ka biseduar me ministrin e Drejtësisë së Maqedonisë, dhe ka marrë konfirmimin që Dugolli do të lirohet.

"Kemi venë kontakt me Ministrin e Drejtësisë të Maqedonisë dhe sot kam marrë konfirmimin se Gafurri do të jetë i lirë", ka deklaruar Ministri Kuçi.

Këtë arrestim ai, e ka quajtur të padrejtë dhe hakmarrje politike të Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat