Ish-ministri: Siç lirova Fazli Veliun, mund të lirohet edhe Gafurr Dugolli

Lajme

Ish-ministri: Siç lirova Fazli Veliun, mund të lirohet edhe Gafurr Dugolli

Më: 17 mars 2016 Në ora: 18:15

Ish-ministri i Drejtësisë i Maqedonisë, gjatë qeverisjes së koalicionin PDSH-VMRO, Xhevdet Nasufi, shprehet se, kërkesa nga autoritete e Serbisë për arrestimin e zyrtarit të Ministrisë së FSK-së, Gafur Dugolli, është joligjor pasi në rastin konkret kemi të bëjmë me qytetar të nje shteti të huaj, që është kompetencë e prezumuar e organeve në Kosovë.

Ky veprim, sipas tij, impenjon edhe kundërshtimin e vendosur si shqiptar ndaj çdo veprim denigrues, siç është edhe rasti me Dugollin, ndërsa ai tregon edhe përvojën e tij në vitin 2000 kur liroi Fazli Veliun nga arresti.

"Flete-arresti ndërkombëtar nuk është i ndikuar dhe motivuar nga veprimet inkriminuese të Dugollit, por nga motivet dhe fryma e politikes millosheviqane e cila akoma i ka eksponentët në institucionet e Serbisë. Gjëja e fundit që ata do e bëjnë si politik, është ndarja nga politika denigruese ndaj shqiptarëve.

Këtë duhet mirë ta kemi të qartë ne shqiptarët kudo që jemi që edhe të veprojmë, gjegjësisht të nxjerrim mësimet e duhura. Kjo në asnjë mënyrë nuk duhet ta dekurajoj politikën kontemporante shqiptare në veprimet pro-demokracisë, barazisë dhe lirisë, përfshi edhe me Serbinë, por paralelisht impenjon edhe kundërshtimin e vendosur ndaj çdo veprim denigrues si shqiptar, siç është ky rast me Dugollin. Kjo vlen edhe për Ministrinë e Drejtësisë të Maqedonisë", shprehet Nasufi.

Në vitin 2000 ai nuk e nënshkroi ekstradimin e Fazli Veliut nga Gjermania, edhe pse i njëjti kërkohej nga gjykata në Maqedoni.

"Në vitin 2000, në cilësinë e manaxhuesit të Ministrisë së Drejtësisë pata një intervenim (sigurisht shokët e Fazli Veliut) që të shikoj rastin e paraburgosjes ekstraduese të Fazli Veliut në Republikën Federale të Gjermanisë. Kuptohet, pasi që arrestimet ekstraduese i nësnshtrohen procedurave të miratura ndërkomëbëtarisht, konform të njëjtave duhej edhe të veprohej me shpejtësi.

Në procedurën ekstraduese, ministri i Drejtësisë ka rolin dhe sjell vendimin relevant. Konform kësaj, pas eksplorimit nga shokët e tij për motivet dhe ngjarjen për të cilën kërkohet nga organet hetimore të Maqedonisë (dosje e bërë para qeverisë PDSH-VMRO), mora vendimin për mosekstradimin e Fazli Veliu në Maqedoni. Pavarësisht reagimeve gjithëpërfshirëse negative për rastin në qarqet antishqiptare dhe pompozitetit negativ në shtypin e Maqedonisë, personalisht dhe kolektivisht Qeveria e atëhershme e Lupço Georgievskit dhe e partisë time ka qëndruar pas meje, kurse mendimin relevant e kam marrë me plot arsye personalisht", thotë ish ministri i Drejtësisë, Xhevdet Nasufi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat