Qëllimi i vizitës së Princit, ripajtimi në Ballkan

Lajme

Qëllimi i vizitës së Princit, ripajtimi në Ballkan

Më: 18 mars 2016 Në ora: 07:17

Sot në Kosovë fillon vizitën Princi i Wales dhe Dukesha e Cornwall Camila nga familja mbretërore e Britanisë së Madhe dhe Commonwealth

Ata do të kenë takime dhe aktivitete të ndryshme. Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ruairi O’Connell në një intervistë për RTK-në ka theksuar se vizita e Princit në Kosovë është pjesë e një turi ballkanas dhe ka për qëllim ripajtimin.

“Qëllimi i vizitës ka qenë për të mbështetur ripajtimin në Ballkan gjithashtu fuqizimin e të rinjve dhe qytetarëve dhe gjithashtu një interes personal i Princit për të mbështetur dialogun mes feve. Po shpresoj se do të jetë një vizitë shoqërore, ai nuk është politikan apo diplomat, pra do të jetë një vizitë ndryshe por do të kemi takime me Presidenten dhe me liderë jo vetëm të partive politike por gjithashtu me disa shërbyes civilë që janë në shërbim të qytetarëve dhe gjithashtu ai do të takohet me disa qytetarë të Britanisë edhe të Kosovës që punojnë si vullnetarë në mënyrë të palodhshme për të mirën e Kosovës’, tha ambasadori për RTK-në.

Princi në turneun në Ballkan ka vizituar Kroacinë, Serbinë do të vijë në Kosovë dhe pastaj do të vizitoj edhe Malin e Zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat