O’Connell: Ardhja e Princit, porosi për pajtim mes popujve dhe feve (Foto)

Lajme

O’Connell: Ardhja e Princit, porosi për pajtim mes popujve dhe feve (Foto)

Më: 18 mars 2016 Në ora: 18:39

(E plotesuar)Pas 17 viteve, për ta vizituar Kosovën erdhi Princi Uellsit, Charles.

Në Aeroportin “Adem Jashari”, presidentja në ikje, Atifete Jahjaga dhe Garda Ceremoniale e FSK-së kanë pritur sot Princin e Uellsit, i cili ateroi rreth orës 18:30 së bashku me dukeshën Cornwoll.

Me të ardhur në Prishtinë, në një ndejë të organizuar nga ambasada britanike në Kosovë, ai u prit edhe nga personalite politike të vendit.

Diçka që u vërejt, ishte se, megjithëse tavolinat e caktuara shumë afër mes partnerëve të koalicionit dhe opozitës, krerët e shtetit nuk kanë përshëndetur ata të opozitës në momentin e ardhjes, duke përjashtuar presidenten Jahjaga.

Në sallën ku pritej të vinte Princi Charles dhe Dukesha Cornwoll, pas kryeministrit të Kosovës, të parët që arritën ishin liderët e opozitës.

Pak minuta para se të arrinte Princi në hotelin ku ishte organizuar pritja, erdhi edhe presidentja në ikje, Atifete Jahjaga, e cila përshëndeti partitë e koali cionit në pushtet, ndërsa opozitën e përshëndeti me të arritur Princi.

Me të mbërritur në hotelin ku ishte organizuar pritja solemne, ai ka filluar bisedat me lidershipin kosovar, fillimisht me ata të koalicionit qeverisës, e më pas me liderët e opozitës.

Megjithatë, para princit Charles për të folur me liderët opozitarë u afrua edhe presidentja në ikje e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Derisa Princi bisedoi me të gjithë pjesëmarrësit e pranishëm, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe kryekuvendari Kadri Veseli lëshuan sallën të parët, madje para se të ikte edhe vetë Princi dhe Dukesha Cornwoll.

Vizita e Princit Charles, është e rëndësishme për Kosovën. Kështu tha ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.

O’Connell: Vizita e Princit Charles, shenjë partneriteti mes Kosovës dhe Britanisë

“Vizita është shumë e rëndësishme për Kosovën, sepse Charles ka vizituar Kosovën para 17 viteve - dhe kjo ka qenë një thirrje plotësisht tjetër pas konfliktit. Tash mendoj se vizita e tij është një shenjë partneritetit mes Kosovës dhe Britanisë, dhe një shenjë e pathyeshme mes popullit tonë”, tha O’Connell.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell tha se porosia e Princit të Uellsit për Kosovën, është pajtimi dhe dialogu mes popujve dhe feve, si dhe fuqizimi i qytetarëve dhe të rinjve.

Sipas tij, Princi është i interesuar për të ndihmuar të rinjtë, në mënyrë që ata të fuqizojnë ëndrrat e tyre.

O’Connell: Tema e vizitës - pajtimi dhe dialogu mes feve dhe popujve

“Tema e vizitës ka qenë pajtim mes popujve dhe mes feve, dialogu mes feve dhe popujve. Dhe gjithashtu fuqizimin e qytetarëve dhe të rinjve. Ai është shumë i interesuar për t’i ndihmuar të rinjtë, për t’i fuqizuar në ëndrrat e tyre dhe për të forcuar zërin e tyre në vendet e tjera dhe kjo është shumë me rëndësi”, theksoi ambasadori britanik.

Vëmendje të veçantë, Princi Charles, sipas O’Connellit, do t’i kushtojë trashëgimisë kulturore. Kjo është edhe një prej arsyeve që Princi gjatë qëndrimit në Kosovë do ta vizitojë Prizrenin.

O’Connell: Të interesuar për pamjen e Kosovës

“E di që janë shumë të interesuar për pamjen e Kosovës se si ka ndryshuar. Nesër do të vizitojnë Prizrenin. Princi i Uellsit ka një vëmendje të veçantë personale për ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Në Prizren kemi një trashëgimi shumë të pasur por edhe nën rreziqe, dhe mendoj që ai do të interesohet shumë për këto”, ka treguar ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, O’Connell.

Po ashtu, mes tjerash, gjatë qëndrimit këtu, Princi i Uellsit të bëj homazhe në Memorialin “Heroinat”, do ta vizitojë KFOR-in, si dhe do të jetë i pranishëm në një konferencë ndër-fetare.

Me vizitën në Kosovë, Uells dhe dukesha Cornwoll përfundojnë turneun e tyre gjashtë-ditor në Ballkan.

***

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell tha se vizita e Princit të Uellsit Charles në Kosovë, është shenjë partneriteti dhe është e rëndësishme për Kosovën, si dhe bartë me vete porosinë e pajtimit mes popujve dhe feve përmes dialogut.

Ai tha se Princi është i interesuar për imazhin e Kosovës dhe ndryshimin që ka pësuar pas 17 vjetëve.

Por, sipas ambasadorit princi ka vëmendje të veçantë për trashëgiminë kulturore dhe që nesër ai do të vizitojë Prizrenin.

Po ashtu, sipas tij, porosia e ardhjes së tij është pajtimi mes popujve dhe feve përmes dialogut.

"Tema e vizitës është pajtimi mes popujve dhe feve, si dhe fuqizimi i pozitës së qytetarëve dhe të rinjve”, tha O’Connell.

Largohen Mustafa dhe Thaçi

Presidenti i zgjedhur i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa nuk kanë pritu deri sa Princi Charles i cili ka ardhur për vizitë në vend, ti përshëndet të gjithë.

Ata pasi janë përshëndetur me princi janë larguar menjëherë nga pritja ku po i bëhet Princit.

Pritja e mirëseardhjes së princit të Uellsit, pozitë e opozitë të ndarë

Princi Charles dhe bashkëshortja e tij, Dukesha Camilla kanë arritur në pritjen e organizuar për të në “Swiss Diamond”. Ai aty është pritur nga krerët e shtetit dhe ata të opozitës. Princi Charles takon liderët e shtetit dhe ata të opozitës.



Jahjaga i flet opozitës

Tash kur princi i Uellsit, Charles, ka mbërritur në hotelin ku i është organizuar një pritje solemne, ai ka filluar bisedat me lidershipin kosovar, fillimisht me ata të koalicionit qeverisës, e më pas me liderët e opozitës.

Megjithatë, para princit Charles për të folur me liderët opozitarë u afrua edhe presidentja në ikje e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Një gjë të tillë nuk e kanë bërë edhe partnerët e koalicionit qeverisës që janë në pushtet, si dhe presidenti në ardhje, Hashim Thaçi.

Presidentja Jahjaga me bashkëshortin e saj në pritje të Princit Charles

E para e vendit, shumë të rralla i ka pasur paraqitjet publike me bashkëshortin e saj.

Presidentja Atifete Jahjaga në pritjen mirëseardhëse të organizuar për nderë të vizitës në Kosovë të Princit të Wales-it dhe Dukeshës së Cornwall-it, është duke u shoqëruar nga bashkëshorti i saj, doktor Astrit Kuçi.

Pritjen e mirëseardhjes së princit të Uellsit, Charles nga ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ku janë të ftuar edhe përfaqësuesit e institucioneve dhe subjekteve politike në Kosovë, mund ta ndiqeni drejtpërdrejt.

Arrin në “Adem Jashari” Princi Charles dhe Dukesha Camilla

Ka aterruar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” Princi Charles dhe Dukesha Camilla. Ai do të pritet nga presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ambasadori britanik në vendin tonë, Ruari O'Conell dhe ambasadori i Kosovës në Britani, Lirim Greiçevci. Nga Aeroporti, Princi dhe bashkëshortja e tij do të shkojnë në hotelin "Swiss Diamond", kurse nesër do të ketë ativitete të shumta në Prishtinë dhe Prizren.








Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat