Thaçi: Ardhja e Princit Charles dhe Dukeshës një vizitë historike për vendin

Lajme

Thaçi: Ardhja e Princit Charles dhe Dukeshës një vizitë historike për vendin

Më: 18 mars 2016 Në ora: 20:18

Presidenti i zgjedhur, Hashim Thaçi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook i ka uruar mirëseardhje Princit Charles dhe Dukeshës së Cornwall duke e cilësuar si vizitë historike për vendin.

“Kosova sot i dëshiroi mirëseardhje Princit Charles dhe Dukeshës së Cornwall, në një visitë historike të çiftit mbretëror vendit tonë. Rikujtuam me Princin Charles vizitën e tij të parë më 1999 dhe rolin e Mbretërisë së Bashkuar në çlirimin e Kosovës”, shkruan Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat