Kjo është agjenda e ditës së dytë të vizitës së Princit Charles dhe Dukeshës Camilla në Kosovë

Lajme

Kjo është agjenda e ditës së dytë të vizitës së Princit Charles dhe Dukeshës Camilla në Kosovë

Më: 19 mars 2016 Në ora: 07:06

Princi i Uellsit dhe Dukesha e Cornuall-it kanë mbërritur dje në Kosovë. Ata u priten nga presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ambasadori britanik në vendin tonë, Ruari O'Conell dhe ambasadori i Kosovës në Britani, Lirim Greiçevci.

Më pas Princi Charles dhe Dukesha Camilla, takuan krerët e shtetit.

Ndërsa sot në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, Princi dhe Dukesha së bashku me Presidenten do të marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore për të pagjeturit e luftës.

Çifti mbretëror do të vendosin lule në Memorialin e Personave të Pagjetur pranë ndërtesës së Kuvendit, në Prishtinë.

Dukesha e Cornuall dhe Presidentja Jahjaga do të takohen edhe me të Mbijetuarat e Dhunës Seksuale për të dëgjuar për sfidat me të cilat janë përballur ato në kërkim të drejtësisë, si dhe për punën e Këshillit Kombëtar udhëhequr nga Presidentja.

Princi i Uales do të vizitojë Prizrenin ku do të marrë pjesë në konferencën ndërfetare të organizuar në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës.

Gjithashtu Princi, do të marrë pjesë në ceremoninë e vendosjes së kurorës në selinë e KFOR-it ‘Film City’ për të përkujtuar personelin e Mbretërisë së Bashkuar dhe të KFOR-it që humbën jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë.

Ndërsa Dukesha, do të vizitojë “Ideas Partnership” në Fushë Kosovë për të parë se si grupet e margjinalizuara janë duke u ndihmuar përmes fuqizimit arsimor dhe ekonomik.

Vizita Princit Charles dhe Dukeshës Camilla është e dyta, pas vizitës që i kishte bërë Kosovës në vitin 1999, por do të jetë vizita e parë për Dukeshën e Cornuall-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat