Lirohet Gafur Dugolli (Foto)

Lajme

Lirohet Gafur Dugolli (Foto)

Më: 19 mars 2016 Në ora: 08:09

Gafur Dugollit, shefi i protokollit në Ministrinë e forcës dhe sigurisë në qeverinë e Kosovës i cili ishte arrestuar nga policia e Maqedonisë ditë më parë teksa ai kishte udhëtuar drejt Shkupit për t’u pajisur me viza në ambasadën amerikane, është liruar.

Pas lirimit të tij, ai dha një deklaratë për media ku thënë se, falënderon ambasadorin e Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysen, si dhe të gjithë aktorët politik shqiptar për lirimin e tij, duke shtuar se që nuk është keqtrajtuar nga policia, por theksoi se kushtet në burg janë të tmerrshme, ndërsa nga ana tjetër, u bëri apel të gjithë shqiptarëve në Maqedonisë që të jenë më të bashkuar se kurrë.

Ai pas lirimit ishte u shoqërua nga ministrat e BDI-së, zëvendëskryeministri Musa Xhaferri, ministri i drejtësisë Adnan Jashari, zv/ministri i MPB-së, Zemri Qamili, Nevzat Bejta, Izet Mexhiti dhe zyrtarë të tjerë të kësaj partie, si dhe ambasadori i Kosovës në Shkup, Ylber Hysa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat