Gjykata e Shkupit la të lirë Gafurr Dugollin, ja deklarata e tij (Video)

Lajme

Gjykata e Shkupit la të lirë Gafurr Dugollin, ja deklarata e tij (Video)

Më: 19 mars 2016 Në ora: 09:32

Në orët e pasmesnates, Gjykata Themelore Shkupi 1 ka liruar Gafurr Dugollin, zyrtarin e lartë të Forcave të Sigurisë të Kosovës, i cili javën e kaluar u arresua në vendkalimin Bllacë pas një fletëarresti nga Interpoli. Ai në momentin që u la i lirë ishte në shoqërimin e ambasadorit të Kosovës në Shkup, Ylber Hysa.

Dugolli në deklaratën për media ka folur për trajtimin në burg dhe faleminderimet për përkrahjen e gjithëmbarshme.

“Falënderoj gjithë spektrin politik në Maqedoni,, si ata në opozitë si ata në pozitë, gjithë secili e ka dhënë kontributin e vet sipas vendit të cilin e ka. Kisha bërë apel që shqiptarët e Maqedonisë të jenë më të bashkuar se kurrë.”, ka deklaruar Dugolli.

Ai ka thënë se kushte në paraburgim kanë qenë shumë të këqija.

“Gardianët janë sjellë mirë, kushtet e burgut janë të tmerrshme as në shtallë të kafshëve nuk është më keq”, ka shtuar Dugolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat