Princi Charles: Rrëfimet në Prishtinë ma thyen zemrën

Lajme

Princi Charles: Rrëfimet në Prishtinë ma thyen zemrën

Më: 19 mars 2016 Në ora: 09:57

(E plotësuar) Princi Charles tha se rrëfimet që ka dëgjuar në Prishtinë nga familjarët e të pagjeturve ia kanë thyer zemrën.

Megjithatë, ai është shprehur i bindur se pajtimi dhe falja çojnë drejt në të ardhme më të mirë dhe se nuk duhet lejuar veten të bëhemi të burgosur të historisë.

Me pritjet e zyrtarëve shtetërorë dhe vizitat në qendra dhe qytete të ndryshme, Princi Charles dhe Dukesha Camilla kanë përfunduar vizitën e tyre dyditore në Kosovë.

Ditën e dytë të vizitës ata e nisën në takim me presidenten e Republikës, Atifete Jahjaga, e cila e dekoroi atë me Urdhrin për Paqe Demokraci dhe Humanizëm "Dr. Ibrahim Rugova".

Jahjaga falënderoi Lartmadhërinë e Tij, Princin Charles për rolin qenësor të Britanisë së Madhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, dhe në ndërtimin e një demokracie të qëndrueshme në vendin tonë.

Ajo theksoi se vizita e Lartmadhërisë së Tyre në Kosovë rikonfirmon lidhjet e veçanta dhe të fuqishme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Temë diskutimi ndërmjet tyre ishte thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Britanisë së Madhe, për përparimin e Kosovës në ndërtimin e shtetit demokratik, si dhe për njohjen ndërkombëtare të Kosovës.

Presidentja Jahjaga dhe Princi Charles diskutuan edhe për angazhimin e përbashkët të Kosovës dhe Britanisë së Madhe për ruajtjen dhe promovimin e tolerancës ndërfetare dhe parandalimin e dhunës seksuale gjatë luftës.

Pas këtij takimi, çifti mbretëror së bashku me presidenten Jahjaga kanë vendosur kurora lulesh pranë monumentit për personat e pagjetur, që gjendet në hapësirën e Kuvendit të Kosovës. Princi i Uellsit, Charles, ka takuar qytetarë të shumtë në sheshin “Ibrahim Rugova”, të cilët e kanë falënderuar për vizitën e tij në vendin tonë.

Ai pati rastin të takohet me disa familjarë të cilëve u janë zhdukur të afërmit gjatë kohës së luftës. Madje, disa prej tyre i thanë Princit se nuk do të ketë pajtim me Serbinë, derisa të kthehet kufoma e fundit në Kosovës.

Disa gra nga shoqata “Thirrjet e Nënave”, i kanë kërkuar Charles-it që t’i bëjë presion Serbisë në mënyrë që t’i kthejë më të dashurit e tyre të zhdukur, ndërsa kriminelët të dalin para drejtësisë.

Njëra prej tyre, Ferdane Qerkezi, me lot në sy tregoi për rastin e familjarëve të saj të zhdukur. Ajo i tha Princit se burri dhe dy djemtë saj janë në ende Serbi.

***

Sot Madhëria e Tij Princi i Uellsit vizitoi qytetin historik të Prizrenit, dhe u prit në tri vende të adhurimit që paraqesin diversitetin fetar të Prizrenit: Xhamia e Sinan Pashës, Kisha Ortodokse Serbe e Shën Gjergjit dhe Kisha Katolike e Zojës Ndihmëtare.

Princi u prit pas mbërritjes së tij në Prizren nga dy ekspertë të trashëgimisë kulturore, Arbnor Morina dhe Vesel Hoxha, që folën në lidhje me arkitekturën historike të Prizrenit dhe rreth sfidave për ruajtjen e tyre.

Në Urën e Vjetër, Princi ndaloi për ta parë Kalanë e Vjetër, si dhe shtëpitë rindërtuara me mbështetjen e Qeverisë Britanike.

Në Xhaminë e Sinan Pashës, myftiu Naim Tërnava, Imami Idriz Kefkin dhe historiani Raif Vërmica folën me Princin në lidhje me historinë e Islamit në Kosovë.

Nga Besa Ismaili nga Departamenti i Grave brenda Bashkësisë Islame ai dëgjoi për statusin e grave myslimane në shoqërinë e Kosoves.

Në Kishën Ortodokse Serbe, Madhëria e Tij u prit me lule nga Milica Gjorgjeviq, nxënësja e vetme serbe që jeton në Prizren.

Peshkopi Teodosije Sibaliq dhe Ati Andrej Sajc i treguan princit për historinë e kishës dhe komunitetit serb në Kosovë dhe e prezantuan atë me studentët e seminarit ortodoks i cili u rihap kohët e fundit në Prizren.

Jashtë kishës, Princi foli me Aleksandar Mitrovicin, i kthyer serb, dhe me të kthyerit tjerë shtëpitë e së cilëve u rindërtuan me mbështetje financiare nga Qeveria Britanike.

Në Kishën katolike të Zojës Ndihmëtare¸ Princi u prit nga peshkopi Dodë Gjergji, dhe kancelari i Ipeshkvisë, Don Shan Zefi. Princi mori pjesë në performancën nga kori i kishës dhe foli me famullitarët. Jashtë ai takoi drejtorin e OJQ-së Katolike Romake “Caritas”, Don Viktor Sopi, dhe disa prej përfituesve të bamirësisë.

Don Sopi foli për punën e Caritas-it në përkrahjen e projekteve multi-etnike në Kosovë, përfshirë edhe mbështetjen e qeverisë britanike.

Princi u takua edhe me dekanin e Shkollës me konvikt Loyola, Dr. Axel Bödefeld.
Pas turneut të tij Princi mori pjesë në konferencën ndërfetare në Hotelin Theranda.
Princi i Uellsit vizitoi Prizrenin si pjesë të vizitës së Madhërisë së tyre në Kosovë më 18 dhe 19 mars 2016.

Princi Charles: Pajtimi dhe falja shpijnë drejtë një të ardhme më të mirë

Princi i Uellsit, Charles, i ftuar në një konferencë ndërfetare në Prizren, duke kujtuar herën e parë që kishte vizituar Kosovën në vitin 1999, përçoi edhe njëherë mesazhin e tij për pajtim dhe vendosje të urave të bashkëpunimit mes popujve dhe feve në Ballkan.

Duke kujtuar gjendjen e Kosovës në atë kohë, Charles ripërsëriti edhe njëherë atë që tha në Parlamentin e Serbisë.

“Siç thashë në Beograd, nuk mund të lejojmë veten të bëhemi të burgosur të historisë”, tha Princi.

Ai tha se kishte kënaqësinë që sot të takojë qytetarë të ndryshëm që i përkasin religjioneve të ndryshme, duke u shprehur i brengosur me familjarët e të pagjeturve, nga të cilët ka dëgjuar pak nga rrëfimet e tyre.

“Çka dëgjova sot në Prishtinë më theu zemrën. Dëgjova njerëz që kanë humbur më të dashurit e tyre, e kam fjalën për personat e pagjetur. Do të dëshiroja të bëj më shumë rreth kësaj”, tha tutje Princi Charles.

Charles, duke aluduar në luftën e fundit në Kosovë dhe duke folur rreth vizitës së tij në Beograd, tha se njerëzit kanë mundësinë për të rindërtuar urat e bashkëpunimit të qëndrueshëm.

Pajtimi dh e falja, sipas tij, janë kryesoret që shpijnë drejt një të ardhme më të mirë.

“E kuptoj dhimbjen nëpër të cilën keni kaluar, por duhet të kalohet me ndërtimin e bashkëpunimit”, tha Charles.

Në fund, ai tha se është i lumtur që Britania e Madhe “luan një rol të vogël në rindërtimin e Kosovës.”

Princi Charles përqafon nënat e të zhdukurve

Princi i Wales-it dhe Dukesha e Cornwall, u pritën sot në takim nga presidentja e vendit, Atifete Jahjaga me të cilën diskutuan për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve, ruajtjen dhe promovimin e tolerancës ndërfetare dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës.

Presidentja nderoi Princin Charles me Urdhërin për Paqe, Demokraci dhe humanizëm “Dr.Ibrahim Rugova. Kjo dekoratë u bë për kontributin e tij jetësor në përkrahje të paqes, harmonisë dhe mirëkuptimit, ndërmjet popullit të Kosovës dhe më gjerë.

Takimi i presidentes me Princin dhe dukeshën, u bë pa praninë e mediave, por siç njofton presidenca, përmes një komunikate, ata biseduan për përparimin e Kosovës në ndërtimin e shtetit demokratik, zhvillimin ekonomik të vendin dhe vazhdimin e reformave për krijimin e mundësive të reja për të rinjtë e Kosovës.

“Presidentja Jahjaga dhe Lartmadhëria e Tij Princi i Wale-it, diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Britanisë së Madhe, për përparimin e Kosovës në ndërtimin e shtetit demokratik, si dhe për njohjen ndërkombëtare të Kosovës. Presidentja Jahjaga theksoi se përkrahja e Britanisë së Mad he në këtë proces do të vazhdojë të jetë e rëndësishme. Presidentja Jahjaga dhe Princi i Wales-it diskutuan edhe për angazhimin e përbashkët të Kosovës dhe Britanisë së Madhe për ruajtjen dhe promovimin e tolerancës ndërfetare dhe parandalimin e dhunës seksuale gjatë luftës. Në takim u diskutua edhe për zhvillimin ekonomik të vendit dhe vazhdimin e reformave për krijimin e mundësive të reja për të rinjtë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Jahjaga ka falënderuar Princin për rolin e Britanisë në lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

Sipas presidentes, vizita e tyre në Kosovë ri-konfirmon lidhjet e veçanta dhe të fuqishme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Britanisë së Madhe.

Pas takimit, Princi dhe Dukesha, të shoqëruar nga presidentja Jahjaga, kanë vendosur lule tek Monumenti i Personave të Zhdukur. Ata pastaj kanë takuar familjaret e personave të zhdukur, të cilët para princit kanë rrëfyer histo ritë e tyre të dhimbshme.

Nuk munguan as lotët e nënave derisa rrëfenin historitë e tyre, e as përqafimet e princit për nënat, të cilat kishin dalin ta presin atë.

Gra nga shoqata “Thirrjet e Nënave”, kërkuan që t’i bëhet presion Serbisë, në mënyrë që t’i kthejë më të dashurit e tyre të zhdukur, ndërsa kriminelët të dalin para drejtësisë.

Ferdane Qerkezi, me lot në sy i rrëfeu Princit Charles se i mungon burri dhe dy djemtë saj, trupat e të cilëve ndodhen në Serbi.

Nënat, të cilat 17 vjet pas luftës, u mungojnë më të dashurit e tyre, kërkuan nga Princi t’i bëjnë presion Serbisë, që të kthejnë më të dashurit e tyre të zhdukur, kurse kriminelët të dalin para drejtësisë.

Qerkezi: Kam mbet krejtësisht e vetme

“E kam lënë dëshmi me i tregu krejt botës çka na ka bërë shkau. Burri me katër djem më ka lënë vetëm. Nuk mi kanë kthyer edhe dy djem...

Që 17 vjet presim, jemi lënduar shumë, edhe durimit i ka ardhur fundi. Duhet nënë t’i pres fëmijët e vet, mos të vdes nënë pa i ardhur djemtë. Mesazhi ynë është, t’i bëni presion Beogradit urgjentisht, që të kthehen sa më parë, të punohet shumë më shumë, të kthehen bijtë tanë. Kosova nuk është e lirë po nuk u kthye edhe i fundit shqiptar dhe kriminelët të dalin para drejtësisë”, tha ajo.

Tutje, Princi Charles vazhdoi për vizitë në një nga lokalet e Prishtinës, ku takoi persona nga fusha të ndryshme të jetës.

Përfaqësues të organizatave, aktorë, arkitektë, shkencëtarë, ndërmarrës, fotografë, bursistë, shoqëri civile, disa prej të cilëve kanë vepruar në Britani, e disa bashkëpunojnë me shtetin britanik, u takuan me Princin Charles.

Princi bisedoi edhe me ekipin e filmit “SHOK” dhe me babain e këngëtares koso vare që jeton dhe vepron në Londër, Dua Lipa.

Princi i Wales-it takoi secilin veç e veç me të cilët diskutoi për punën që bëjnë këta kosovarë.

Ai ka vizituar edhe shtabin e përgjithshëm të Forcave të Kosovës – KFOR-it, në Prishtinë, ku u prit nga komandanti i KFOR-it, gjenerali Guglielmo Luigi Miglietta. Princi i Wales vuri kurora te Memoriali i ushtarëve britanik. Kurse, pas vizitës në KFOR, ai vazhdojë vizitën e tij në Prizren, ku do të mbajë një takim ndërfetar.

Princit të Wellsit, Charles në sheshin “Ibrahim Rugova”, ka takuar qytetarë të shumtë të cilët e kanë falënderuar për vizitën e tij në vendin tonë. Kurse, gra nga shoqata “Thirrjet e Nënave”, i kanë kërkuar që t’i bëjnë presion Serbisë në mënyrë që t’i kthejë më të dashurit e tyre të zhdukur, ndërsa kriminelet të dalin para drejtësisë.

Ferdane Qerkezi, me lot në sy i rrëfej Princit të Wellsit, Charles se i mungon burrin dhe dy djemtë saj, të cilët janë në Serbi.

Qerkezi i tha Princit të Wellsit që t’i bëjnë presion Serbisë që të kthejnë më të dashurit e tyre të zhdukur, kurse, kriminelet të dalin para drejtësisë.

Princi i Uellsit dhe Dukesha bashkë me presidenten Atifete Jahjaga vendosën lule te Memoriali i Personave të Zhdukur.

Në shesh janë mbledhur qytetarë për të parë nga afër Princin dhe Dukeshën.

Po ashtu, lule te Memoriali kanë vendosur edhe fëmijët e personave të zhdukur.

Princi pas vendosjes së luleve është afruar te qytetarët e mbledhur dhe po i përshëndet ata.

Masa e sigurisë për çiftin mbretëror është e lartë, të cilët po kujdesen për sigurinë e tyre.

Princi britanik Charles merr urdhrin për paqe “Ibrahim Rugova”

Jahjaga jep Princit të Wellsit urdhrin për paqe “Ibrahim Rugova” Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka pritur Princin e Wellsit, Charles dhe dukesha Cornwall, me ç’rast Princit Charles i ka dhuruar Urdhrin për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm “Dr. Ibrahim Rugova.

Pas pak ata pritet të vendosin kurora lulesh tek Monumenti i Personave të Zhdukur.

Jahjaga jep mirënjohje Princi britanik Charles

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka pritur Princin e Wellsit, Charles dhe dukesha Cornwall, me ç’rast Princit Charles i ka dhuruar një mirënjohje.

Pas pak ata pritet të vendosin kurora lulesh tek Monumenti i Personave të Zhdukur.

​Princi i Wellsit pritet nga Jahjaga

Princi i Wellsit, Charles dhe dukesha Cornwall, do të priten nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ku mw pas, së bashku do të vendosin lule tek Monumenti i Personave të Zhdukur.

Për t’i ndjekur drejtpërdrejt mund të klikoni këtu

http://live.itprishtina.com:8080/kpress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat