Charles krenar me Kosovën, piu kafe dhe shijoi flinë në Prizren (Video)

Lajme

Charles krenar me Kosovën, piu kafe dhe shijoi flinë në Prizren (Video)

Më: 19 mars 2016 Në ora: 20:40

Princi u prit pas mbërritjes së tij në Prizren nga dy ekspertë të trashëgimisë kulturore, Arbnor Morina dhe Vesel Hoxha, që folën në lidhje me arkitekturën historike të Prizrenit dhe rreth sfidave për ruajtjen e tyre.

Në Urën e Vjetër, Princi ndaloi për ta parë Kalanë e Vjetër, si dhe shtëpitë rindërtuara me mbështetjen e Qeverisë Britanike.

Në Xhaminë e Sinan Pashës, myftiu Naim Tërnava, Imami Idriz Kefkin dhe historiani Raif Vërmica folën me Princin në lidhje me historinë e Islamit në Kosovë.

Nga Besa Ismaili nga Departamenti i Grave brenda Bashkësisë Islame ai dëgjoi për statusin e grave myslimane në shoqërinë e Kosoves.

Në Kishën Ortodokse Serbe, Madhëria e Tij u prit me lule nga Milica Gjorgjeviq, nxënësja e vetme serbe që jeton në Prizren.

Peshkopi Teodosije Sibaliq dhe Ati Andrej Sajc i treguan princit për historinë e kishës dhe komunitetit serb në Kosovë dhe e prezantuan atë me studentët e seminarit ortodoks i cili u rihap kohët e fundit në Prizren.

Jashtë kishës, Princi foli me Aleksandar Mitrovicin, i kthyer serb, dhe me të kthyerit tjerë shtëpitë e së cilëve u rindërtuan me mbështetje financiare nga Qeveria Britanike.

Në Kishën katolike të Zojës Ndihmëtare¸ Princi u prit nga peshkopi Dodë Gjergji, dhe kancelari i Ipeshkvisë, Don Shan Zefi. Princi mori pjesë në performancën nga kori i kishës dhe foli me famullitarët. Jashtë ai takoi drejtorin e OJQ-së Katolike Romake “Caritas”, Don Viktor Sopi, dhe disa prej përfituesve të bamirësisë.

Don Sopi foli për punën e Caritas-it në përkrahjen e projekteve multi-etnike në Kosovë, përfshirë edhe mbështetjen e qeverisë britanike.

Princi u takua edhe me dekanin e Shkollës me konvikt Loyola, Dr. Axel Bödefeld.
Pas turneut të tij Princi mori pjesë në konferencën ndërfetare në Hotelin Theranda.
Princi i Uellsit vizitoi Prizrenin si pjesë të vizitës së Madhërisë së tyre në Kosovë më 18 dhe 19 mars 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat