Dugolli rrëfen për burgun në Maqedoni (Video)

Lajme

Dugolli rrëfen për burgun në Maqedoni (Video)

Më: 19 mars 2016 Në ora: 21:05

Shefi i protokollit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gafurr Dugolli, shkupit ia mësyu për të aplikuar për një vizë amerikane, por përfundoi në një prej burgjeve të këtij qyteti, për plotë nëntë ditë.

Dugolli tek të shtunën në orët e para u lirua nga paraburgimi.

Ish ushtari i UÇK-së, ishte arrestuar më 10 mars në Maqedoni me një flet-arrest të lëshuar nga Interpoli e kërkuar nga shteti serb.

Ai bëri me dije se trajtimi në shtetin fqinjë ishte i mirë, por ankohet për ushqimin.

Teksa pohon se kishte kërkesë nga shteti Serb për ekstradimin e tij, ai thotë se i ishte frikësuar një gjëje të tillë.

Dugollit hatri i mbeti se pse autoritetet maqedonase zbatuan kërkesën Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat