Prekëse: Ja çka i tha mbesa e Adem Jasharit, princeshes anlgeze për Prekazin dhe familjen e saj

Lajme

Prekëse: Ja çka i tha mbesa e Adem Jasharit, princeshes anlgeze për Prekazin dhe familjen e saj

Më: 19 mars 2016 Në ora: 22:00

Princi i Uellsit, Charles dhe dukesha Cornwallit kishin rastin që në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë të takohen me familjarët e të zhdukurve shqiptarë poashtu edhe atyre serbë.

Njëra prej tyre ishte edhe mbesa e familjes Jashari, Elheme Pireva.

Ajo i tregoi dukeshës dhe presidentes së Republikës, Atifete Jahjaga, për rastin e familjes Jashari në Prekaz.

Ndërkohë, disa gra të tjera i kanë kërkuar Princit që t’i bëjë presion Serbisë në mënyrë që t’i kthejë më të dashurit e tyre të zhdukur.

Ndryshe, Charles dhe gruaja e tij pasi vendosen lule tek Monumenti i Personave të Zhdukur, ata gjatë ditës të vizitojnë edhe Prizrenin ku do të marrin pjesë në konferencën ndërfetare.

Poashtu Charles pritet të marrë pjesë në ceremoninë e vendosjes së kurorës në selinë e KFOR-it ‘Film City’ për të përkujtuar personelin e Mbretërisë së Bashkuar dhe të KFOR-it që humbën jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat