Pacolli: Nikoqirit nuk i falet lëshimi që u bë me Princin

Lajme

Pacolli: Nikoqirit nuk i falet lëshimi që u bë me Princin

Nga: I.J. Më: 19 mars 2016 Në ora: 22:35

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili po qëndron për vizitë në Afrikë për lobim në të mirë të shtetit të Kosovës, ka hedhur kritika të ashpra ndaj atyre që e kanë organizuar mbarëvajtjen e vizitës së Princit Charles në Kosovë.

Sipas Pacollit nikoqiri ka gabuar rëndë pse nuk e ka aranzhuar një fjalim të Princit në Kuvend, prandaj sipas tij kjo nuk mundë ti falet./BS

Ja postimi i plotë

Edhe pse nga Afrika, e përcjella se si u zhvillua vizita e princit të Wellsit,Princit Charles në vendin tonë. Nuk mund ta paragjykoj a e kishte programuar agjendën ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, duke mos pasur besim tek veprimet e partive politike, apo ishte dështim i nikoqirit (institucioneve të Kosovës).

Sidoqoftë një zhgënjim i madh për organizatorët duke ditur se princi në Beograd iu adresua parlamentit të Serbi. Një adresim në parlamentin e Kosovës do të ishte shumë me rëndësi dhe organizatorëve, gjegjësisht nikoqirit nuk i falet ky lëshim. Nga ana tjetër jam shumë krenar që ambientet e hotelit Swiss Diamond(sallat Diar dhe Artana) u bënë për pak ditë ambientet e princit.

Me shumë respekt të madh do të shënohet kjo vizitë e rëndësishme në referencat e historikut të këtij hoteli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat