Agron Demi godet: A thu, si u ndie sot profesor doktor Ramadan Muja!

Lajme

Agron Demi godet: A thu, si u ndie sot profesor doktor Ramadan Muja!

Më: 19 mars 2016 Në ora: 23:14

Drejtori i Institutit GAP, Agron Demi ka ironizuar me kryetarin e Prizrenit, i cili sipas tij u injorua plotësisht nga Princi Charles, gjatë vizitës që ky i fundit i bëri qytetit historik. Demi shtoi se Prizreni sot do të ishte shumë më madhështorë nëse në krye të këtij qyteti nuk do ishte një person i denuar nga gjykata.

Ja postimi i Agron demit në Facebook

A thu, si po ndihet i profesor doktor Ramadan Muja, i cili ne qytetin qe e ka uzurpu e korruptu, erdhi Princi Charles dhe e injoroi plotesisht? A nuk eshte nje flakaresh kjo per nje lider kosovar?
Prizreni sot do të ishte shumë më madhështorë nëse në krye të këtij qyteti nuk do ishte një person i denuar nga gjykata, e i cili mbane ate pozite edhe per shkak te mbeshtetjes qe e ka nga Presidenti ne ardhje Hashim Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat