Kosova merr rekomandimin për liberalizim të vizave (Foto/ Video)

Lajme

Kosova merr rekomandimin për liberalizim të vizave (Foto/ Video)

Nga: B.S Më: 4 maj 2016 Në ora: 07:14

(E plotësuar) -Ditë të madhe për Kosovën, e ka quajtur kryeministri i vendit Isa Mustafa, vendimin e Komisionit Evropian, për liberalizim të vizave

Mustafa pas takimit me përfaqësuesin e BE-së Samuel Zhbogar, i cili i ka dorëzuar atij propozimet e KE-së për liberalizim, tha se Kosova ka bërë një hap të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian.


Mustafa: Ditë e madhe për Kosovën

“Për ne sot është një ditë e madhe. Ditë e madhe për Kosovën, për qytetarët e Republikën së Kosovës. Sepse rekomandimi i KE për liberalizimin vizave për Kosovën, është një vendim me rëndësi shumë dimensionale për vendin tonë. Sot kosovaret e dinë dhe ditën e afërt, se kur ata mund të lëvizin pa viza në vendet BE-së. Republika e Kosovës ka bërë një hap shumë të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian. Ndërkaq për qytetarët dhe shtetin tonë, tashmë është hapur një perspektivë e fuqishme politike, ekonomike dhe demokratike. Me lejoni të shprehu bindjen ti me se arritja e këtij suksesi kulmor, është rezultat i përkushtimit të pa lëkundur të qytetarëve të Kosovës, për vlerat euro perëndimore. Një gjë e tillë do të ishte e paimagjinueshme, pa punën e bërë të institucioneve të republikës së Kosovës”, tha Mustafa.

Mustafa po ashtu tha se kjo dëshmon dhe perspektiven e pakthyeshme euro- integruese të Kosovës.

Mustafa: Perspektivë e pakthyeshme euro- integruese

“Liberalizimi përtej faktit që mundëson qarkullimin e lirë të njerëzve të Kosovës, dëshmon në vepër perspektiven e pakthyeshme euro integruese të Kosovës. Ky është një konfirmim i madh për qytetarët optimist të Kosovës dhe mesazh po ashtu i qartë, për ndonjë pesimist të izoluar brenda dhe jashtë saj”, tha Mustafa.

Ai falënderoi Komisionin Evropian, qytetarët dhe institucionet e Kosovës, për punën e bërë, në këtë pro ces kaq të rëndësishëm për vendin. Ndërsa shprehu përkushtimin e Qeverisë, për t’ iu përmbajtur në mënyrë strikte të gjitha rregullave, që Kosova të ec rrugës që sot ka hapur BE, e që është rruga e integrimit evropian dhe ndërtimin e një Kosove me vlera demokratike. Ai tha se si çdo proces i suksesshëm në Kosovë, realizimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës, është rezultat i bashkëpunimit të drejtpërdrejtë të qytetarëve, institucioneve dhe partnerëve ndërkombëtarw.

Ndërsa përfaqësuesi i BE-së në Kosovë Samuel Zbogar tha se e ndjen këtë gëzim, së bashku me qytetarët e Kosovës. Ndërsa tha se edhe pse është në fund të misionit të tij, tani ai do të ndihet më i qetë.

Zbogar: Ndaj me ju ndjenjën e krenarisë dhe arritjes

“Që nga dita e parë kur kam ardhur në Kosovë, gjithmonë më behej pyetja e njëjtë, nga student, nga biznes men, nga qeveritar, nga mediat nga shoqëria civile. Të gjithë më pyesnin se kur do të ndodhin vizat. Unë gjithnjë kam thënë së shpejti. Prandaj me kënaqësi e kam pritur ditën kur të them se procesi i liberalizimit të vizave ka filluar. Prandaj jam i kënaqur që jam sot këtu në këtë ditë të rëndësishme për Kosovën.... Si një person që kam qenë në Kosovë, që kur ka filluar procesi i liberalizimit të vizave në vitin 2012, unë ndaj bashkërisht një ndjenjë të krenarisë dhe arritjes... Partitë pozita, opozita, mediat shoqëria civile dhe institucionet, të gjitha duhet të jeni krenar për këtë projekt të suksesshëm që e keni arritur së bashku...Ky vendim i dëshmon Kosovës se neve na ndien për Kosovën. Se ne duam të japim mbështetje për popullin e Kosovës, për t’i mundësuar Kosovës shtegtimin Evropian. Kam qenë në Kosovë mjaftë kohë, aq sa për ta ndjerë këtë gëzim me ju sot. Meqë misionit tim në Kosovë, po i ofrohe t fundit, mund të them se jam më i qetë tani”, tha Zbogar.

E ministri i Integrimeve Evropiane Bekim Çollaku tha se deri në fund të këtij procesi, kanë mbetur dhe shumë pak kohë.

Çollaku: Shumë pak kohë, deri në mbyllje të procesit

“Deri në mbyllje të këtij procesi, ka mbetur dhe shumë pak kohë. Ne kërkojmë dhe mirëkuptim nga qytetarët, ashtu siç kanë treguar deri më sot. Mirëpo sot filloi trajtimi i barabartë i qytetarëve të Kosovës dhe kjo është një e arritur e madhe. I përgëzoi të gjithë“, tha Çollaku.

Ndërsa tha se propozimi i sotëm, vjen si rezultat i një pune serioze të bërë nga institucionet e Kosovës dhe nuk është vetëm një dhuratë e marrë nga Komisioni Evropian.


Mustafa: Rekomandimi për vizat, vlerësim i merituar për qytetarët

Përfaqësuesi i Be në Kosovë, Samuel Zhbgar ia ka dorëzuar Kryeministrit Isa Mustafa rekomandimin per liberalizimin e vizave.

Me këtë rast, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë një konference të jashtëzakonshme, ka deklaruar se kjo është një ditë e madhe për të gjithë qytetarët e Kosovës.

"Për ne sot është dite e madhe sepse kjo është një ngjarje e rëndësishme për vendin tonë. Për qytetarët tanë është hapur një rrugë politike, ekonomike dhe demokratike", tha ndër të tjera Mustafa.

Sipas Kryeministrit Mustafa, Kosova më në fund i ka plotësuar kushtet që qytetarët e saj të lëvizin të lire më gjithë kontinentin.

Ai theksoi se liberalizimi dëshmon ne vete perspektiven për qytetarët e Kosoves.
“Liberalizim i vizave, do të jetë test i madh për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Mustafa ka falënderuar BE-në dhe përfaqësuesit e shteteve që kanë përkrahur Kosovën.
Ndërkaq, Ministri i Integrimeve Evropiane Bekim Çollaku ka thënë se vendimi i hapjes së dyerve në BE është vendim për popullin më proevropian.

Nga ana e tij, përfaqësuesi i lartë i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, ditën e sotme e ka quajtur si ditën më të rëndësishme në jetën e tij.

Me kënaqesi e kam pritur diten kur do të them se procesi i liberalizimit ka filluar. Të gjithë duhet të jeni krenar për këtë projekt që e kemi arritur se bashku.

Ndryshe, ky është vetëm procesi i fillimit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, pasi pritet të përfundojnë edhe disa procedura në mënyrë që qytetarët e Kosovës, të lëvizin të lirë në Evropë. Për këtë duhet të vendosin Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian.

***

Kryeministrit i Kosovës, Isa Mustafa ka uruar qytetarët e Kosovës se Kosova mori rekomandimin për liberalizim të vizave dhe qytetarët e këtij vendi mund të udhëtojnë lirshëm në zonën shenjen gjatë vitit 2016.

Mustafa ka thënë se me këtë vendim, qytetarëve të Kosovës iu dha vlerësimi i merituar.

“Urime Qytetarë të dashur! Rekomandimi pozitiv për heqjen e vizave është vlerësimi më i merituar për qytetarët e Republikës së Kosovës nga Bashkimi Evropian. Rezultatet e punës së Qeverisë çdo ditë e më shumë janë të prekshme për qytetarët e Kosovës, qytetarë të kontinentit dhe të vlerave evropiane”, ka shkruar Mustafa në Facebook./A.M.

Thaçi: Nuk kemi fituar dhuratë, por kemi merituar liberalizimin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar qytetarët e Kosovës se Kosova mori rekomandimin për liberalizim të vizave dhe qytetarët e këtij vendi mund të udhëtojnë lirshëm në zonën shenjen gjatë vitit 2016.

“Pas dekadave të izolimit, nuk do të ketë më pritje para ambasadave, nuk do të ketë rrefuzime. Nuk kemi fituar dhuratë, por kemi merituar liberalizimin me punën tonë të përbashkët. Kur punojmë bashkë, asnjë kufi nuk na ndal. Urime liberalizimi sot, urime edhe për UEFA dje. Javë historike”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Pacolli për viza: Unë fjalën e mbajta

Presidenti i Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka uruar qytetarët e Kosovës se Kosova mori rekomandimin për liberalizim të vizave dhe qytetarët e këtij vendi mund të udhëtojnë lirshëm në zonën shenjen gjatë vitit 2016.

“Të dashur miq, urime! Ju kujtohet postimi im më 1 Maj? Unë fjalën e mbajta. Komisioni Evropian sapo ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën, dhe kjo është meritë e juaja! Ju e keni merituar! Qytetarët e Kosovës tanimë nuk do të jenë të izoluar, por të lirë si kurrë më parë! Urime të gjithëve! Na priftë e mbara gjithmonë!”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Çollaku: ​Kosova merr rekomandimin për liberalizim të vizave

Ka pak minuta që ministri për Integrime Evropiane Bekim Çollaku ka publikuar një lajm në rrjetin Social Facebook, ku thotë se Kosova mori rekomandimin për liberalizim të vizave dhe qytetarët e këtij vendi mund të udhëtojnë lirshëm në zonën shenjen gjatë vitit 2016.

Lexojeni të plotë shkrimin e ministrit Bekim Çollaku në Facebook

PA VIZA-2016

Më në fund, ia arritëm të përmbushim edhe një qëllim tjetër për Kosovën. Ju uroj nga zemra të gjithëve për propozimin e sotëm të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës

Kjo është një tjetër ditë historike në procesin e integrimit evropian. Nga sot po fillon të hapet horizonti evropian para kosovarëve. Ky vendim është rezultat dhe konfirmim i përmbushjes së suksesshme të kritereve të udhërrëfyesit, rezultat i punës së përbashkët të qeverisë, kuvendit dhe institucioneve të pavarura.

Mbesim të përkushtuar që ta çojmë këtë proces deri në fund sa më shpejt. Vendimi i Komisionit Evropian, vetëm e përforcon edhe më shumë bindjen time, se qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza gjatë kë tij viti. Prandaj, duke qenë plotësisht të vetëdijshëm për rëndësinë që ka një gjë e tillë për secilin nga ne, do të punojmë maksimalisht që kjo dite të vjen sa më shpejt. Por sot, të gjithë kemi arsye të ndihemi krenar dhe të gëzuar sepse izolimi ynë mbetet vetëm një kujtim i hidhur i së kaluarës.

Urime liberalizimi, Urime Kosovë!

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi e ka konfirmuar për Bota sot se është marr rekomandimi për liberalizim të vizave me zonën Shengen.

Qytetarët e Kosova mund të udhëtojnë lirshëm në zonën shenjen gjatë vitit 2016.

Po ashtu, Abrashi ka shkruar në Facebook me MSA dhe liberalizim, perspektiva evropiane merr kuptim të plotë!

"Urime liberalizimi, Urime Kosovë!
Me MSA dhe liberalizim, perspektiva evropiane merr kuptim të plotë!", ka shkruar Abrashi./A.M.

Në ora 15:00 jepet vendimi për vizat

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, është duke qëndruar në Bruksel ku do të ketë takim në pra 15:00 me komisionerin për migrim, fqinjësi dhe punë të brendshme të BE-së.

Ai ka thënë se në këtë konferencë do t’i thotë të gjitha.

“Në ora 14:45 kam takim me komisionarin për migrim, fqinjësi dhe punë të brendshme të Bashkimit Evropian, dhe pas kësaj kemi një konferencë por media. Kaq mund të them tash për tash, asgjë më shumë. Çdo gjë do ta them në konferencën për media”, ka thënë Hyseni për mediat vendore të mërkurën para dite.

Ndryshe Kosovën e ndajnë shumë pak orë nga lajmi më i rëndësishëm pas shpalljes së pavarëisë.

Shtetasit e Kosovës janë të vemtit në Ballkan që nuk kanë mundur të lëvizin pa viza drejt BE-së.

Ndërsa sot në ora 13 pritet të jepet lajmi që shtetasit e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza.

***

Bashkimi Evropian përmes një komunikate për shtyp ka bërë të ditur se në orën 15:00 do të jepet lajmi për rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Në orën 15:00 do të ketë një konferencë për shtyp në mes të komisionarit Dimitirs Avramapolous dhe Ministrit të brendshëm të Kosovës, Skënder Hyseni”, thuhet në njoftimin e BE-së.

Komisioni Evropian sot vendos për liberalizimin e vizave për Kosovën

Komisioni Evropian sot në mesditë do të vendos për apo kundër propozimit legjislativ për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Vendimi do të kumtohet rreth mesditës, dhe do të ndodhë pas një diskutimi të kolegjiumit të komisionerëve lidhur me atë se a janë plotësuar standardet për liberalizimin e vizave.

“Mund të konfirmojë se Kolegjiumi i Komisionerëve do të diskutojë gjendjen e fundit të Kosovës sa i përket plotësimit të standardeve për liberalizimin e vizave, për të parë nëse duhet apo nuk duhet bërë propozimin legjislativ për liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka thënë zëdhënësja e Komisionit Evropian, Mina Andrevas.

Sipas saj, vendimi është i pashmangshëm nëse të gjitha standardet janë plotësuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat