AAK e Nisma nesër në shesh për të protestuar

Lajme

AAK e Nisma nesër në shesh për të protestuar

Më: 13 maj 2016 Në ora: 08:41

Opozita do të bëhet “e gjallë” të shtunën, kur planifikon të protestojë kundër Qeverisë. Por, do të protestojë e ndarë.

25 marsi ishte data kur opozita përfundimisht kishin ndarë rrugët. Në një konferencë në sheshin ‘Skënderbeu’ mes tri liderëve të opozitës, ata kishin njoftuar se protesta e 26 marsit është anuluar.

Nuk u vonua shumë dhe AAK kishte thirrur protestë e vetme.

Partia e Ramush Haradinajt kishte njoftuar se pas konsultave të njëpasnjëshme që nga anulimi i protestës së kaluar të Opozitës (VV-AAK-NISMA), e paraparë që të mbahej me 26 mars, kishte marrë vendim që protesta të mbahet më 14 maj.

Kësaj thirrje iu bashku edhe Nisma për Kosovën. Këto dy parti janë organizatore të protestës që do të mbahet të shtunën, në orën 14:00.

Protesta e dy partive opozitare është thirrur, sipas tyre, për të kundërshtuar Qeverinë anti- kushtetuese dhe marrëveshjet e dëmshme për Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat