AAK koordinohet me Policinë për protestën e nesërme

Kosova

AAK koordinohet me Policinë për protestën e nesërme

Më: 13 maj 2016 Në ora: 10:44

Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Blerim Kuqi, dhe Sekretari Ekzekutiv, Valon Tolaj, sot kanë pasur një takim me zyrtarë të policisë së Kosovës, për t’i harmonizuar veprimet për mbarëvajtjen e protestës së nesërme në Prishtinë.

Siç njofton AAK-ja, duke u nisur nga fakti se protesta është shumë e madhe, dhe nesër drejt Prishtinës do të nisën mijëra automjete, Kuqi dhe Tolaj, kanë kërkuar mbështetjen e policisë, që qarkullimi tyre të jetë i papenguar dhe maksimalisht i lehtësuar.

Ndërsa, sipas AAK-së, Policia nga ana e saj është treguar e gatshme që të ndërmarrë gjithçka të është e nevojshme, që protesta të përmbyllët e qetë.

AAK thotë se përfundimi i qetë i protestës është qëllim dhe përcaktim i saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat