Protesta mund të sjellë mjegull në skenën politike të Kosovës

Lajme

Protesta mund të sjellë mjegull në skenën politike të Kosovës

Nga: Diana BUNJAKU Më: 13 maj 2016 Në ora: 17:31

Opozita në një vend demokratik duhet ta luajë rolin e saj komfor rregullave dhe ligjit

Analistët politikë vlerësojnë se protesta e paralajmëruar e koalicionit AAK-Nisma, në thelbin e saj përmban kërkesa dhe shqetësime të drejta. Sipas tyre do të ishte mirë që këto kërkesa dhe shqetësime të adresohen në mënyrë paqësore dhe të civilizuar, duke shmangur ekseset dhe eskalimet e panevojshme sikurse kanë ndodhur edhe në të kaluarën. Ata pohojnë se në protestën e 14 majit, nuk do të ketë një masë kritike protestuesish, kjo edhe për shkak se protestat e kaluara janë instrumentalizuar skajshmërisht për interesa të marrjes së pushtetit me çdo kusht.

Duhanaj: Kosova ka një opozitë nominale, por jo edhe reale

Leon Duhanaj analist politik tha se blloku opozitar që nga dita e parë ka qenë jo i natyrshëm, pasi që çdo koalicion në mes partive institucionaliste dhe LVV-je si një organizatë e cila bazën e saj ekzistenciale e ndërton në terma nacionalist dhe mënyrën bazë të organizimit e ka anarkist.Ai tha se në një shtet normal ku funksionon çdo gjë, një organizatë e tillë do të ndalohej me ligj.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat