Arrijnë në Prishtinë protestuesit e parë (Foto)

Lajme

Arrijnë në Prishtinë protestuesit e parë (Foto)

Më: 14 maj 2016 Në ora: 13:14

Protestuesit që do të marrin pjesë në protestën e thirrur nga AAK dhe Nisma tashmë kanë filluar të arrijnë në Prishtinë.

Para Sheshit 21 kanë arritur autobusët e parë nga komunat tjera të Kosovës. Protesta është paraparë që të fillojë në orën 14 në sheshin “Skënderbeu”.

Protesta do të mbahet për të kundërshtuar dy marrëveshjet, Asociacioni i Komunave Serbe dhe Demarkacioni me Malin e Zi.

Për dallim nga herët e kaluara kësaj radhe protesta do të mbahet pa Lëvizjen Vetëvendosje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat