Thaçi: Fqinjësia e mirë dhe integrimi i shteteve të rajonit në BE, prioritete për të gjithë

Lajme

Thaçi: Fqinjësia e mirë dhe integrimi i shteteve të rajonit në BE, prioritete për të gjithë

Më: 1 qershor 2016 Në ora: 21:04

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi mori pjesë në samitin presidencial që ka për qëllim procesin e bashkëpunimit në Europën Juglindore.

Fqinjësia e mirë dhe integrimi i shteteve të rajonit në Bashkimin Europian, siç tha Thaçi, është prioritet për të gjithë.

Sipas tij, armiqësitë e popujve të rajonit tashmë janë tejkaluar.

“Kosova zotohet se do të vazhdojë bashkëpunimin në nivele të shtetit të rajonit, të interesave rajonale, të perspektivës së sigurt të integrimit në NATO dhe Bashkim Europian, gjithashtu zotohet për angazhimin në trupa të përbashkëta në luftë kundër krimit të organizuar, korrupsionit, fenomeneve të tjera negative, ekstremizmit, radikalizmit...”, tha Thaçi për RTK’në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat