Ramadani për rrëfimin e Miftarit: Pse nuk po hetohen deklaratat e tij

Lajme

Ramadani për rrëfimin e Miftarit: Pse nuk po hetohen deklaratat e tij

Më: 2 qershor 2016 Në ora: 15:24
Faton Ramadani

Pas shkrimit të ish pjesëtari i UÇK-së dhe SHIK-ut, Naim Miftari, ka reaguar Faton Ramadani, vëllai i të burgosurve në rastin “Kiçina”.

Ramadani në reagimin e tij ka kërkuar që Kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi të merret më këtë çështje.

Po ashtu, ai ka thënë se të kishte shtet ligjor dikush është dashtë të merret me këtë deklarata, kurse vëllezërit Ramadani e Kiqina mbahen pa asnjë dëshmitarë apo provë në burg.

“Në "Bota Sot" dje agjenti qe po e quan veten ish pjestar i G2 e pjestar i SHIK-ut,koleg ne polici me Fadil Syleviqin edhe mik i mir i Syleviqit dje tregoj edhe se din kush eshte kryerës i vrasjes te familjes Hajra,ku thot se eshte nje femer dhe nje person qe gjindet jasht Ksoves po thot se personi jashtë eshte edhe deshmitar i Gjykates Specjale,ku thot se shuma e parev eshte e vertet se eshte pagu 40 deri 45 mi.

Miku i Fadil Syleviqit po mundohet ta hup tragun se miku i ti eshte i perzier ne montim te rastit,ku ne dyshojm se edhe eshte i perzier ne vrasje e per ate arsyje montoj rastin Ramadani e Kiqina,ky njeri i qujtur Naim Miftari eshte i pa besushum,per arsyje se nese ky i din vrasesit e vertet pse ateher deri tash nuk deshmoj ne prokurori per ti nxerrur te pa fajshmit.Un them se me pas prokurori ky person duhet arrestu per mshefje te rastit dhe ta nxerrin te verteten se a ka prova ky person apo miku i ti Syleviq e shtyn tash te jep drejtim tjeter hetimeve qe jan ka behen,apo duhet me qu te mjeku mja ban testin nese nuk nxirret naj vendim ligjor me shpall psikopat.
Kryprokurori nese veq pak ka guxim duhet te mirret me deklaratene kti personi.

E kum lexu der intervisten e kti personi ku fol per UDB-shat por mikun e ti Fadil Syleviqin mundohet ta shfajsoj dhe thot qe nuk i sherbej UDB-se dhe e shfajson nga akuzat qe i behen per Dr.Hafir Shalen duke dhen emrin e nje avukati si deshmitar,ku ky avukat eshte par me qindra her duke nejt me UDB-ashin Fadil Syleviqin dje normal qe nuk i besohet dhe jep nje emer te nje UDB-shit tjeter mik te Syleviqit per te deshmu per rastin e Dr .Shales ku kjo jep me kuptu se miku i Syleviqit Naim Miftari po mundohet ti jap kahje te kundert rasteve per ta humb drejtesin e vertet,Syleviq edhe njerin nga deshmitaret qe ishte pa duke nejt me ta e kishte bind ta ndrroj deklaraten per Dr.Shalen,po deklaratat e para egzistojn se Syleviq kidnapoj Dr.Hafir Shalen.

Miku i Fadil Syleviqit Naim Miftari thot se Syleviq kishte punuar para lufte anti drog!
Syleviq ishte shum i fuqishum ne pushtetin e shkaut edhe ka ber qka ka dasht,ku Syleviq ishte i perzier para e pas lufte ne shum procese te montuara te patrijoteve,Syleviq kishte mashtruar komondant te UÇK-se se do kryen sulme kunder forcav te shkive,kishte gjyajtur nje bome me marrveshje me shki ne kontinjeret afer ni baze te shkive dhe kishte qitur ne medjat e asaj kohe se eshte sulmuar baza e shkive,te njejten koh kishte premtu kta komondant se do bi armatim nga Serbia permes lidhjeve te Syleviq,po te njejten koh tregtaret e armë e shki i arrestonte vet Syleviq,ku kta tregtar ne burgjet ku mbanin burgun kishin taku shum shqiptar te arrestuar nga forcat e shkive dhe kishin tregu se Syleviq pi fton per tju qu Shqiptareve arm e vet aj po i arreston, ti miku i Syleviqit Naim Miftari nuk te ndihmoj kto deklarata te Syleviqit qe po mundohesh ta pastrosh ne opinjon mikun tend.

Syleviq gjdo her gjat prosesit qe montoj rastin Ramadani e Kiqina kishte bashkpunu me persona tjer,ku kishte qu ne katin e dyt ne restorant "Fjala" pergjimet e planin e montimit te rastit.

Naim "agjenti" miku i juaj Fadil Syleviqi ishte kriminel para lufte kunder popullit shqiptar,ku edhe pas lufte ishte prap i njejti.

Ma posht eshte deklrata e Naim Miftarit,ku te kishte shtet ligjor dikush ish dasht te mirret me ket deklarat,kurse vllezerit Ramadani e Kiqina mbahen pa asnje deshmitar apo prov ne burg”, ka shkruar Ramadani në Facebook./A.M.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat