Thaçi bëhet milioner, kjo është pasuria e deklaruar

Lajme

Thaçi bëhet milioner, kjo është pasuria e deklaruar

Nga: H. Orana Më: 2 qershor 2016 Në ora: 16:11
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar pasurinë e tij marramendëse në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Në bazë të asaj që Thaçi ka deklaruar, ai ka pasurinë në vlerë mbi 764 mijë euro.

Në kuadër të kësaj pasurie ai ka përfshirë se ka dy shtëpi, tokë bujqësore e një veturë VW Passat, që kjo e fundit është në pronësi të bashkëshortes.

Mbi 6 mijë euro ka të kursyera në bankë, ndërsa kredinë prej 100 mijë eurove nuk e ka përfunduar ende.

Thaçi del të jetë më tepër se gjysëm milioner, vetëm në bazë të asaj që ka deklaruar në AKK. Nga ajo që kishte deklaruar vitin e kaluar, ai kishte një pasuri prej 748 mijë euro./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat