Deputetet shtatzënë në Kuvendin e Kosovës, të painteresuara për seancë

Lajme

Deputetet shtatzënë në Kuvendin e Kosovës, të painteresuara për seancë

Më: 11 qershor 2016 Në ora: 20:09
Kuvendi

Në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës ajo që ra në sy ishin dy deputetet të cilat ishin në muajt e fundit të shtatzënisë.

Bëhet fjalë për deputetet e Listës Serbe, Jasmina Zivkoviq  dhe Jelena Bontiq të cilat disa herë u panë teksa largoheshin nga salla e Kuvendit.

Ato gjithashtu nuk ishin aq të interesuara për t’i dëgjuar pikat e rendit të ditës, e në mesin e tyre ishte edhe ndërrimi i anëtarit të Komisionit nga partia e tyre.

Bëhet fjalë për komisioni për mbikëqyrje të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat