Ja çfarë e ‘nervozoi’ dje në Kuvend Xhevahire Izmakun e PDK-së! (FOTO)

Lajme

Ja çfarë e ‘nervozoi’ dje në Kuvend Xhevahire Izmakun e PDK-së! (FOTO)

Më: 17 qershor 2016 Në ora: 07:59
Xhevahire Izmaku

 Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhevahire Izmaku, është parë e pa disponuar në disa momente gjatë seancës së djeshme në Kuvend.

Kjo pasi që për drejtor të Agjencisë Kundër Korrupsionit është zgjedhur një figurë e LDK-së e jo bashkëvendësi i saj.

E pyetur nga blic për gjendjen e saj emocionale për gjatë kohës së numërimit të votave për drejtor të AKK-së, ajo ka treguar deri në detaje.

“Po ne patëm një ditë të gjatë me votime maratonike, fillimisht për bordin e ankesave të mediave, me pastaj vazhduam me Zgjedhjen e drejtorit të Agjencionit kundër Korrupsionit. Deputetët ishin të lodhur dhe më është dashur që t’i përcjell votimet edhe teknikisht. Deputetët kanë të drejtë të votojnë sipas bindjes së tyre mbi CV e kandidatëve. Por, ajo çfarë me bëri pa disponim, ishte që nuk është zgjedhur bashkëvendasi im, por u zgjodh një nga LDK-ja”, tha ajo duke qeshur, e më pas vazhdoj duke treguar se nuk e kishte pare kurrë më herët, Burim Sadikun i cili ishte kandidat për drejtor të AKK-së, ani pse edhe ky ishte nga Vushtrria, komunë kjo, nga është edhe Izmaku.

Drejtor i AKK-së, është zgjedhur Shaip Havolli, edhe pse më shumë poena në intervistë kishte Sadiku, sipas Izmakut.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat