Ky është personi që u vra sot në Gjilan nga një polic i Kosovës

Lajme

Ky është personi që u vra sot në Gjilan nga një polic i Kosovës

Më: 9 korrik 2016 Në ora: 23:28
Policia e Kosovës

Në orët e vona të natës së sotme në Gjilan është vrarë një person i moshës 30 vjeçar nga një policë i Kosovës. Vrasjen e këtij personi me inicialet B.R. e ka konfirmuar edhe Policia e Gjilanit. Express ka siguruar një foto të personit të vrarë.

Në një deklaratë të dhënë për media Polica e Kosovës ka treguar se Polici ka vrarë këtë person në vetëmbrojtje.

"Policia e Kosovës e ka marr një informatë se një person është duke e ngacmuar një vajzë të mitur, dhe me të dal në vendin e ngjarjes personi i dyshuar ka shti në drejtim të policisë dhe me këtë rast është plagosur një polic. Pjesëtari i Policisë në vetëmbrojte ka shti ne drejtim të tij dhe me këtë rast personi në fjalë ka mbetur i vdekur”, ka thënë Ismet Hashani nga Polica e Kosovës.

Ai ka treguar se Polici i plagosur është duke u trajtuar në spital dhe sipas tij gjendja është e rëndë.

Hashani ka tnënë tse të gjitha ekipet janë në vendin e ngjarjes dhe se po vazhdojnë të zbardhin detajet e kësaj vrasje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat