Ambasada e Francës në Prishtinë hap librin e ngushëllimeve

Lajme

Ambasada e Francës në Prishtinë hap librin e ngushëllimeve

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 17:44
Tragjedia në Nice

Ambasada e Francës në Prishtinë do të hapë librin e ngushëllimeve në kujtim të viktimave në Nice.

Në një njoftim për media nga ambasada e Francës në Prishtinë thuhet se libri i ngushëllimeve do të hapet me 18 korrik nga ora 9:00 deri në orën 17:00.

Riviera franceze Nicës është përgjakur mbrëmë nga një sulm terrorist me kamion, ku mbetën të vrarë 84 persona dhe qindra të tjerë u plagosën.

Liderët nga e gjithë bota janë solidarizuar me popullin francez për terrorin e së enjtes pas mesnate, duke e dënuar sulmin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat