Enver Hoxhaj rrëfen “atentatin” në Beograd

Lajme

Enver Hoxhaj rrëfen “atentatin” në Beograd

Më: 16 korrik 2016 Në ora: 21:12
Enver Hoxhaj

Ministri i punëve të jashtme dhe zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, flet në emisionin “Personale” të TV Dukagjinit.

Në këtë emision, që mund ta ndiqni drejtpërdrejt, Hoxhaj do të tregojë detaje nga jeta si ministër i Jashtëm dhe përballjet e tij në bisedime dhe konferenca të ndryshme me shtetin serb.

Ai do të shpjegojë një incident që kishte ndodhur me ashensor në Beograd, që mund të dukej edhe si atentat ndaj tij, por që kishte përfunduar pa fatalitet.

“Ashensori më të cilin po zbrisja në katin ku do të takohesha me Daçiqin u këput dhe në ramë në bodrum. Nuk mund të dilnim nga ashensori, pasi që aty nuk kishte derë dhe duhej të na tërhiqnin. Brenda isha me dikë nga stafi dhe rreth 15 policë serbë që po më përcillnin”, ka thënë Hoxhaj.

Megjithatë, ngjarjen që kishte ndodhur në vizitën e tij të parë në Serbi më 2014, ka thënë se nuk e ka vlerësuar si përpjekje për atentat.

“Kur e takova Daçiqin më tha se ishte incident dhe se askush nuk do të të vrasë. I thash se e di, por fakti që s’më mban as ashensori tregon se sa rëndë peshon Republika e Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

Ministri kosovar në këtë intervistë do të flasë për qeverisjen e PDK-së, për veriun e Kosovës dhe zgjatjen që e mban Rusia në Kosovë nëpërmjet UNMIK-ut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat