Gjergj Dedaj ironizon me Edi Ramën

Lajme

Gjergj Dedaj ironizon me Edi Ramën

Më: 16 korrik 2016 Në ora: 23:31
Edi Rama dhe Erdogan


Pas zhvillimeve të mbrëmshme në Turqi kur u tentua për grush-shtet nga ushtria turke, në mëngjes kur gati përfundoi gjithçka liderët shqiptarë dhe ata kosovarë kanë reaguar për zhvillimet në fjalë.

Ka qenë Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë i cili ka thënë se është i lumtur për popullin vëlla të Turqisë për daljen nga një natë e vështirë.

“I lumtur për popullin vëlla të Turqisë dhe mikun e çmuar Presidentin Erdogan për daljen me sukses të plotë nga një natë tejet e vështirë”!

Në këtë postim të Ramës të bërë në llogarinë e tij në Facebook ka komentuar edhe Gjergj Dedaj , zëvendësministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

“Ndoshta është vëlla i yti nëse prindërit të kanë jetuar në Turqi”, ka shkruar Dedaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat