“Nuk pendohem pse e mbyta”, këto janë arsyet pse vëllau e mbyti motrën e tij

Lajme

“Nuk pendohem pse e mbyta”, këto janë arsyet pse vëllau e mbyti motrën e tij

Më: 17 korrik 2016 Në ora: 19:49
Muhammad Waseem

Vëllai që vrau motrën e tij pakistanezen tha se ai e vrau atë, pasi ajo nuk ndaloi së postuari fotografi dhe video provokuese në Facebook. 

Muhammad Waseem, tha se ai “nuk pendohem” që vrau Qandeel Baloch-së, pavarësisht vdekjes se saj ai përsëri ka bërë thirrje ndaj epidemisë së “vrasjeve të nderit”.

Miss Baloch, 26- vjeçare, ishte një figurë e diskutueshme dhe shumë konservative në Pakistan. Ajo ishte myslimane dhe postonte ‘selfies’ dhe video në rrjetin e saj Facebook të cilat shumë herë shkaktuan valë shoku dhe zmbrapsje, shkruan DailyMail.

Vëllai i saj u arrestua të shtunën në mesnatë, ndërsa, shefi i policisë, Multan Qyteti Azhar Akram tha se e ka mbytur atë për shkak të nderit.

“Po sigurisht, e kam mbytur atë”, tha Waseem në një konferencë shtypi, të organizuar nga policia, të dielën.

“Ajo ishte në katin e parë, ndërsa prindërit tanë ishin në gjumë në pjesën e natë të shtëpisë”, vazhdoi ai.

“Ishte rreth 10.45 e mesnatës, kur i dhashë asaj një tabletë … dhe pastaj e mbyta.”

Ai shtoi: “Unë nuk jam penduar për gjithë atë që kam bërë. Sjellja e motrës ishte krejtësisht e patolerueshme.”

Miss Baloch, besohet të jetë në të njëzetat dhe emri i vërtetë i të cilës ishte Fauzia Azeem, ajo u bë e famshme për postet e saj të Facebook.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat