Biznismeni shqiptar rrëfen një histori: Takimi me Erdoganin kur ai ishte njeri i varfër

Lajme

Biznismeni shqiptar rrëfen një histori: Takimi me Erdoganin kur ai ishte njeri i varfër

Nga: Hava Orana Xhukolli Më: 18 korrik 2016 Në ora: 15:21
Sahit Muja me zyrtarë turk

Sahit Muja një biznismen nga Tropoja ka publikuar në faqe e tij në Facebook një rrëfim interesant me liderin turk, Rexhep Taip Erdogan.

Ai tregon një takim të tijin me Erdoganin dhe vëllaun e tij Mustafën, kur këtë të fundit ishin të varfër dhe të rinj.

Ata ishin activist të një lëvizjes politike dhe bënin vepra humane. Shpërndanin ndihma për skamnorët.

Sic rrëfen Muja, kur një natë ata kishin shpërndarë ndihma tek një nënë me 9 jetimë, pa lënë ndonjë shënim se kush po ua dergon ato, lutjet e kësaj nëne ishin që këta njerëz të mirë të drejtonin shtetin.

Ky është rrëfimi i plotë i biznismenit shqiptar:

E verteta e Recep Tayyip Erdo?an liderin Turk qe e njohe personalisht tash 25 vjet. Miq te nderua duke marre shkase nga lajmet e fundit ne Turqi ku jetojn 5 miljon Shqiptare e duke pare urrejtjen qe shprehin Shqiptaret e perendimoret e Evropes plake kunder ktij njeriu, po ju tregoj te verteten e ktije lideri. Kam qene ne Turqi ne vitet 1992 dhe si boksjere jam marre ne klubin Fenerbahçe nga Presidenti i famshem shqiptare i ketije klubi me origjine nga Prizreni Ali Sen. Ne ate kohe . Recepi me vellain Mustafen kishin degjuar per mua e erdhen te me takojne , me moren mysafire e me bene nje rrespekt te jashtezakonshem. Po binte bore ate nate Mustafa zhveshi pallton e tha kijo eshte e jotja mik. Ne ate kohe kta nuk niheshin fare ne Turqi ishin te varfer te ardhur nga veriu i Turqis Trabzon. Kishte nje levizje te nje partie te vogel Refah e ishin aktiviste. Me beri pershtypje sjellja e tyre familjare, perkujdesja e dashuria e tyre. Fillova te ndjek me shume vemendje kte grup, kta njerz bujare. Ishte muaj i shenjet i Ramazanit kta njerz punoni gjithe naten me grate e femijet ndanin ndihma ushqimore familjeve te varfra. Nje nate Rexhepi e Mustafa me than a do te vish me ne sonte. Shperndam ndihma gjith naten. Hoxha thirri ezanin , se Zoti eshte i madh, sa kishim lene pas nje shtepie ndihma ushqimore per 9 jetim e nenen e tyre. Ne iknim nuk lenim asgje te shkruar se kush sjell kto ushqime . Nga makina pashe nenen qe ra ne gjunj zgjati duart nga qielli e tha. O zot i madh, une spata ushqim per femije e robi yt i udhzuar nga ti na ndihmoj. Ndihmoj kta njerz te mire te drejtojne kte vend e jipju bereqet. Lutjet e kesaj nene i degjuam te tre me sy te perlotur. Zoti degjoj e ky njeri eshte njeriu qe drejton Turqin. Dere ne dere, lagje ne lagje, fshat e qytet kta njerez duke punuar arriten fitore historike ne te gjitha zgjedhjet tash 14 vjet. Si ishte Turqia ne ate kohe e si eshte sot??. Ne vitin 1992 Turqia ishte e keputur ekonomikisht, korrupsion i papare, papunsi extreme, infrastrukture e shkaterruar, vend me borxhe te medha. Rrogat ishin 100 dollar ne muaj. Prostitucioni ishte ne maksimum, kishte femra turke qe shiteshin per 2 dollare ne burdellot ne gjithe vendin. Turqia ishte cope cope, mafja e gjeneralet ushtarake perveres sundonin gjithcka. I lodhur i derrmuar i pa shpres ky popull i madh i dha voten nje njeriu besimtar ne Zot, nje njeriu puntore. Si eshte Turqia sot nen lidershipin e tije??. Sot Turqia rradhitet nder vendet me te zhvilluara te botes ne fushen e turizmit, Agrikultures e shume industrive te rendesishme. Infrastruktura ne Turqi eshte e nivelit Amerikan, Rrogat jan rritur mbi 400%. Turqia eshte afer te behet nder 10 ekonomite me te forta ne bote. Turqia ka nder ushtrite me te forta boterore. Papunsia eshte ulur 300% kto 15 vjet. Ne turqi sundon shteti qe nxjerr me vote sovrani, me nuk sundojn as gjeneralet as mafia. Turqia ka nje histori pucesh ushtarake e 2 nga lideret pucist i kam pase shume miq Evrenin dhe Turkesin. Turqia ka mbeshtetur fuqimisht Shqiperine e Kosoven. Ne luften e Kosoves pilotet Turq kan qene ata qe kane djege Serbine kure ka qene rradha e tyre. Ne Shqiperi e Kosove kto 15 vite Turqia eshte investori me i madh me miljarda euro investim. Kto 25 vite shume miq lidere ne shtetin Amerikane me kan Pyetur per liderin Turk, po e ndaj edhe me ju, ky eshte njeriu me i mire qe kam njohur ne jeten time. Gabime bejme te gjithe, po pa njohur njerzit mos shani e ofendoni kote. Populli Shqiptare ne Turqi sot gezon te gjitha te drejtat. Ne na kan pushtuar te gjithe edhe ottomanet. Ne duhet te dime historine e te ecim para si komb duke ndertuar ura miqesie, ka me shume Shqiptare ne Turqi se ne Shqiperi e Kosove.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat