Ndërrmarrja Publike Banesore mbyll dy lokale që nuk kanë paguar borxhet

Lajme

Ndërrmarrja Publike Banesore mbyll dy lokale që nuk kanë paguar borxhet

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 16:32
Ilustrim

Ndërmarrja Publike Banesore bën të ditur se sot rreht orës 10 e nidhmuar nga Policia e Kosovës ka mbyllur lokalin 10/6 në rrugën “2 Korriku” dhe lokalin 4/4 në rrugën “Ilir Konushevci.”

“Ky veprim i sotëm ka ardhur pasi që Ndërmarrja Publike Banesore i është drejtuar shfrytëzuesve të këtyre lokaleve disa herë me një numër shkresash dhe njoftimesh në lidhje me shfrytëzimin e këtyre lokaleve me qira. Përkundër këtyre shkresave, shfrytëzuesit në fjalë, të cilët nuk kanë pasur kontrata me Ndërmarrjen Publike Banesore për shfrytëzimin e këtyre lokaleve me qira, as nuk i janë përgjigjur shkresave të ndërmarrjes ndonjëherë dhe as nuk kanë paguar për shfrytëzimin e tyre. Konkretisht, lokali 10/6 në rrugën ‘Ilir Konushevci’ ka qenë në shfrytëzim që nga koha e para luftës dhe borxhi i akumuluar ka kaluar shifrën e 15 mijë eurove, ndërsa lokali 4/4 ka qenë në shfrytëzim që nga viti 1999 dhe borxhi i akumuluar ka kaluar shifrën e 21 mijë eurove”, thuhet në njoftim.

 Rrjedhimisht, mungesa e arritjes së marrëveshjeve për shfrytëzimin e lokaleve me qira dhe akumulimi i borxheve, në bazë të “Rregullores mbi dhënien me qira të pasurive komerciale të Ndërmarrjes Publike Banesore,” ka bërë që Ndërmarrja Publike Banesore të marrë vendim për lirimin e këtyre lokaleve si dhe largimin e gjësendeve nga lokalet në fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat