Shkon Zhbogari, vjen Apostollova

Lajme

Shkon Zhbogari, vjen Apostollova

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 16:44
Samuel Zhbogar

Shefja e deritashme e delegacionit të BE-së në Libi, bullgarja Natalia Apostollova do ta zë vendin e përfaqësuesit aktual special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, si ambasadore e BE-së në Prishtinë, ndërsa ish-ambasadorja greke në Shkup, Aleksandra Papadopulu është emëruar shefe e EULEX-it.

Zhbogar nga 1 shtatori do ta zëvendësojë diplomatin estonez, Aivo Oravit në krye të misionit të BE-së në Shkup.

Siç lajmëroi korrespondenti nga Brukseli i agjencisë MIA, nga Komisioni Evropian dhe Shërbimi Evropian për Punë të Jashtme (EEAS) nuk kanë dashur ende ta konfirmojnë informatën zyrtarisht, ngase janë duke përgatitur komunikatë me të cilën do t’i publikojnë të 15 euro-ambasadorët në vendet e Ballkanit dhe rajonin më të gjerë. Megjithatë, mësohet se Zhbogar me sukses javën që shkoi ka kaluar dëgjimin para Komitetit për Punë të Jashtme (AFET) të Parlamentit Evropian dhe ka marrë lejen që nga 1 shtatori të zëvendësojë diplomatin estonez Aivo Oravit në krye të misionit të BE-së në Shkup.

Përveç për ardhjen e Zhbogarit në Shkup, agjencia maqedonase mëson se misionet e BE-së në Prishtinë do t’i udhëheqin një dyshe bullgaro-greke.

Kështu, shefja e deritashme e delegacionit të BE-së në Libi, bullgarja Natalia Apostollova do ta zë vendin e Zhbogarit si ambasadore e BE-së në Prishtinë, ndërsa ish-ambasadorja greke në Shkup Aleksandra Papadopulu është emëruar shefe e EULEX-it. Ndërkaq, Orav do të transferohet në kryeqendrën e Malit të Zi, Podgoricë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat