Haradinaj kërkon ndihmë nga PDK dhe LDK

Lajme

Haradinaj kërkon ndihmë nga PDK dhe LDK

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 20:45
Ramush Haradinaj

Në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj duke folur për Demarakcionin me Malin e Zi, akuzoi kryeministrin Mustafa për mos seriozitet të tij ndaj popullit në lidhje me punën dhe detyrat që i janë besuar.

“Nuk kemi ndonjë marrëdhënie të caktuar me Vetëvendosjen, ata u kthyen në parlament, për ne nuk ishte edhe vendim i mençur.”

“Ani pse janë kthyer por u dasht qëndrimin me majt, se ky parlament nuk e ka sinqeritetin pa e ditë çka po ndodhë me këto tema ne nuk kthehemi.’’

“Nuk e nderlidhi demarkacionin me zgjedhje. Kete e kam temë të territorit. Unë i kam kërku dhe i kërkoj zgjedhjet”.

“E kisha mirëprit një ndihmë nga PDK dhe e kërkoj edhe nga LDK, ta hedhim posht këtë version të gabum, mos t’ja bëjmë këtë Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat