33-vjeçari kërcënon policët me pistoletë

Kronikë e zezë

33-vjeçari kërcënon policët me pistoletë

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 11:24
Ilustrim

Policia në Shqipëri ka arrestuar një 33 vjeçar, i cili ka kërcënuar me armë tre pjesëtarë të Policisë, ndërsa ai ka mbetur i plagosur nga kundërpërgjigjja e Policisë.

Policia ka njoftuar se ai është arrestuar për veprat penale: “Kanosje për shkak të detyrës” , “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municioneve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit”.

Ai nuk i është përgjigjur thirrjes së postbllokut të policisë ngritur në hyrje të Korçës.

“Ky shtetas në mënyrë të dhunshme ka çarë postbllokun e policisë, duke dëmtuar 3 punonjës të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale dhe mjetin e tyre, të cilët ishin të planizuar me shërbim në qytetin e Korçës. Shtetasi Zekolli është ndjekur nga punonjësit e policisë dhe për të neutralizuar veprimet e tij, kanë qëlluar në ajër dhe në drejtim të gomave të automjetit te tij tip “Benz”, thuhet në njoftim.

Shtetasi Zekolli duke drejtuar mjetin e tij, mbante në dorë një pistoletë, e cila rezultoi e mbushur. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat