Guardiola ka pranuar ulje të pagës për t’u bërë trajner i Cityt

Futboll

Guardiola ka pranuar ulje të pagës për t’u bërë trajner i Cityt

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 11:10
Guardiola

Trajneri spanjoll u largua nga kampionët e Gjermanisë, për t’iu bashkuar një projekti të ri me Manchester Cityn në Angli.

Siç raporton e përditshmja angleze ‘The Sun’, Pep do të paguhet 12 milionë funte në vit nga sheikët e Cityt, tre milionë më pak sesa që merrte në Bayern.

Nëse ish-trajneri i Barcelonës arrin që të fitojë trofe me Cityn atëherë ai do të marrë bonuse të mëdha. Po që se Citizens arrijnë të fitojnë Ligën e Kampionëve atëherë, Guardiola do të fitojë një milionë funte bonus. Të njëjtën shumë Pep do ta fitojë edhe nëse arrin që të shpallet kampion në Premierligë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat