Certifikohen dhjetë përmbarues privatë

Lajme

Certifikohen dhjetë përmbarues privatë

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 12:43
Pamje nga certifikimi

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha ka thënë se është një moment i rëndësishëm sepse po bëhet një plotësim në arkitekturën e sektorit të drejtësisë.  Sipas saj rritja e numrit të përmbaruesve privatë, do të zvogëlonte numrin e lendeve nëpër gjykata.

Ministrja Hoxha ka thënë se është shumë e rëndësishme për Kosovën, puna e përmbaruesve për dhe qytetarët e saj, ku këta të fundit mund të kenë qasje më të lehtë në sistemin e drejtësisë.

Hoxha: Rritja e përmbaruesve  zvogëlon numrin e lëndëve nëpër gjykata

“Aktualisht në Republikën e Kosovës ne kemi 25 përmbarues të cilat tash më janë në shërbim të qytetarëve dhe janë duke bërë një punë të shkëlqyer. Përmbaruesi privat ,edhe ju e dini që sipas ligjit që kemi në fuqi  po ndihmojnë zvogëlimin e lëndëve në gjykata prandaj edhe  kjo rritje  e numrit tani është në të mirë të zvogëlimit sepse gjysma e lëndëve kanë të bëjnë me  ekzekutimin e tyre dhe mbi të gjitha qytetarëve të Republikës së Kosovës  do ti mundësohet qasja edhe më e lehtë në drejtësinë e Kosovës”, tha Hoxha.

Hoxha mes të tjerash shpjegoi se përmbarues privat është personi i emëruar nga Ministri i Drejtësisë në pajtim me dispozitat e ligjit  për procedurat përmbarimore. Ajo gjithashtu tha se  pavarësisht titullit përmbarues privat  prapë janë persona që kanë autorizime publike si llogaridhënie ndaj odes së përmbaruesve dhe ndaj Ministrisë së Drejtësisë.

Hoxha: Përmbaruesit privatë janë persona që kanë autorizime publike

“Përmbarues privat është personi i emëruar nga Ministri i Drejtësisë në pajtim me dispozitat e ligjit  për procedurat përmbarimore, i cili  në kryerjen e autorizimeve publike të besuara sipas këtij ligji  vendos për veprimet nga kompetencat e tij  në zbatimin e përmbarimit të lejuar  dhe ndërmerr veprime për mbarim . Citimi i kësaj dispozite nuk është i rëndësishëm , me këtë dua të ju sqaroj se pavarësisht që titulli është përmbarues privat  ju prapë se prapë  jeni persona që keni autorizime publike dhe këtu e kam fjalën për llogaridhënien të cilët përmbaruesi privat e ka ndaj odes së përmbaruesve pik së pari por edhe ndaj Ministrisë së Drejtësisë”, tha Hoxha.

Ministrja Hoxha kërkoi nga përmbaruesit që ta respektojnë në tërësi ligjin edhe aktet tjera që derivojnë nga ligji si dhe etikën  profesionale. Ajo gjithashtu tha se gjatë mandatit të saj si ministre do i kushtojë rendësi të veçante profesioneve të lira, duke përfshirë edhe noterin , ndërmjetësuesit, arbritrat por edhe përmbaruesit privat si dhe jurispodencës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat