Deputetët presin mërgimtarët: Ju jeni pjesa më e rëndësishme e lirisë

Lajme

Deputetët presin mërgimtarët: Ju jeni pjesa më e rëndësishme e lirisë

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 11:48
Kuvendi

Kuvendi ka hapur dyert për t’i pritur bashkatdhetarët, të cilët po gjenden për pushime në Kosovë. Deputeti Zenun Pajaziti i ka përshëndetur mysafirët në emër të kryetarit të Kuvendit, i cili nuk ishte i pranishëm në këtë aktivitet.

Pajaziti tha se ishte kërkesë e mërgimtarëve që t’i vizitojnë  ambientet ku punojnë deputetët.

Ai u tha atyre se mërgimtarët kanë dhënë kontribut të pazëvendësueshëm për vendin.

“Ju jeni pjesa më e rëndësishme e lirisë që ne e gëzojmë dhe e Kosovës dhe institucioneve të saj. Andaj i keni gjithmonë të hapura dyert jo vetëm në Kuvend por dhe ne shtetin e Kosovës.

Edhe deputetja e Vetëvendosjes Shqipe Pantina tha se bashkatdhetarët vazhdojnë të mbesin arteria kryesore që po e mban gjallë jetën në Kosovë.

“Është koha që ne të mendojmë pak më shume për ju. Të krijojmë lehtësira për ju dhe të krijojmë mundësi që të vini dhe të investoni këtu”, tha Pantina.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat