EULEX-i do të mbështes Ministrinë e Drejtësisë për sundim të rendit dhe ligjit

Lajme

EULEX-i do të mbështes Ministrinë e Drejtësisë për sundim të rendit dhe ligjit

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 13:13
Dhurata Hoxha dhe Bernd Thran

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka pritur sot në takim ushtruesin e detyrës së shefit të EULEX-it Bernd Thran.

Hoxha falënderoi misionin e EULEX-it për ndihmën dhe mbështetjen e deritashme dhe siguroi  Thran se bashkëpunimi do te vazhdojë edhe më tutje, në veçanti në sektorin e sundimit të ligjit, me theks të veçantë në zbatimin e ligjeve.

Hoxha po ashtu shprehu përkushtimin e saj që gjatë punës së saj do të fokusohet në implementim më efektiv të legjislacionit në fuqi, si dhe të punohet në të gjithë sektorët e drejtësisë në bazë të parimit të transparencës, përgjegjësisë dhe llogaridhënies.

Ndërsa Thran shprehu gatishmërinë e misionit të EULEX-it për bashkëpunim sa më të ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë. P

Po ashtu Thran siguroi ministren Hoxha se EULEX do të vazhdojë të mbështes sektorin e drejtësisë në Kosovë dhe do të punohet së bashku me qëllim të fuqizimit të këtij sektori të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat