Familjarët nga Prizreni akuzojnë policinë për vdekjen e 19 vjeçarit

Lajme

Familjarët nga Prizreni akuzojnë policinë për vdekjen e 19 vjeçarit

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 21:41
Ilustrim

Rrethojat e shkollës thuhet se u bënë shkak i vdekjes së një 19 vjeçari.

Besim Krabaj, nga paniku kur kishte parë policinë te jetë futur në oborrin e Lekë Dukagjini, në kërkim të lëndëve të lehta të narkotikëve, tentoi t’i kalojë pengesat.

Në përpjekje për ta bërë këtë, ai u rrëzua me shpinë, dhe për pasojë, mbeti i palëvizshëm.

Familja e të riut po pretendon se djali i tyre u keqtrajtua nga policia, edhe pse ishte i lënduar. Krabaj vdiq më 8 korrik.

Zyrtarët e spitalit ku ishte dërguar Krabaj tregojnë cila ishte gjendja e tij në pranim.

Nga Prizireni, 19 vjecari ishte dërguar në spitalin ushtarak të Tiranës. Aty u operua, por më pas, sic thonë familjarët, i filluan gjakderdhjet në mushkëri.

Disa dëshmitarë të ngjarjes që kishte ndodhur më 13 qershor në shkollën Lekë DUkagjini thonë pretendojnë po ashtu se policia ushtroi dhunë.

Nëna e tashmë të ndjerit, i cili ka qenë dashur të fejohet më 23 korrik, tha se nuk e ka gjetur dosjen e djalit të tij në polici.

Policia mohon fshehjen e rastit, por edhe ushtrimin e dhunës.

Në këtë situatë, babai i 19 vjecarit po kërkon drejtësi.

Rasti është dërguar edhe në inspektoratin policor, gjë që e konfirmoi zëdhënësi  i këtij mekanizmi, Arbër  Beka, i cili me telefon tha se hetimet për këtë do të vazhdojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat