Adriatik Kelmendi, për herë të parë për 12 vjet pati një mysafir pa trohë etike

Lajme

Adriatik Kelmendi, për herë të parë për 12 vjet pati një mysafir pa trohë etike

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 22:48
Adriatik Kelmendi

Gazetari dhe moderatori i emisionit “Rubikon” të KTV-së, Adriatik Kelmendi, ka thënë se tash e 12 vjet, nuk ka pas, si sot, mysafir pa etik. Këto komente ai ka bërë në profilin e tij në Facebook, pas emisionit të sotëm ku u debatua për situatën në Turqi, pas dështimit të grusht shtetit të së premtes. Ndërkaq, aludimi bëhet për kryetarin e partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, i cili nuk përfill bashkëbiseduesit e as udhëheqësin e emisionit, edhe atëherë kur i ndalet mikrofoni.

“Tash e 12 vjet kam pasur mysafirë të ndryshëm në Rubikon – duke filluar nga personalitete që kanë fituar Çmimin Nobel e deri të individë që kanë përfunduar prapa grilave për vepra kriminale.

Për 12 vjet, duke dashur të ruaj etikën profesionale, asnjëherë nuk kam komentuar mysafirët e emisionit për paraqitjen e tyre në emision.

Por, edhe për 12 vjet, asnjëherë nuk kam pasur një individ që nuk ka shfaqur asnjë trohë etike për të ftuarit e tjerë dhe për shikuesit, aq sa më detyroi t’ia tregoj derën.

Për herë të parë në 12 vjet, një individ më detyroi që publikisht t’i them: Mos bëni përpjekje të na manipuloni, na respektoni siç po ju respektojmë edhe ne ju, përndryshe nëse nuk ju pëlqen – derën e keni prapa.

Fare s’besoj që kam gabuar.

Do ta bëja sërish me secilin që sillet në mënyrë të njëjtë!”, ka shkruar Adriatik Kelmendi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat