Një vit përpjekje ndërkombëtare për miratimin e reformës në drejtësi

Lajme

Një vit përpjekje ndërkombëtare për miratimin e reformës në drejtësi

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 12:45
Enver Zymberi

Në shenjë kujtimi dhe nderi, në pesë vjetorit të rënies heroike të heroit të Kosovës Enver Zymerit më 26 korrik 2016, në Mitrovicë, organizohet vrapim me moton “Vrapojmë shtigjeve të Enver Zymerit“ me fillim në orën 18:00.

Ky aktivitet, i organizuar dhe nën përkujdesje të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Mitrovicës, Federatës Atletike të Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pritet të mbledhë një numër të konsideruar të atletëve të klubeve të Kosovës, të kategorive të ndryshme, qytetarë e zyrtarë të institucioneve të sigurisë: Policisë së Kosovës, KFOR-it, EULEX-it dhe FSK-së.

“Policia në Mitrovicë do të ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura operative përgatitore për të ofruar një siguri të rendit publik për të gjithë pjesëmarrësit në këtë eveniment, si dhe për të mundësuar mbarëvajtjen e vrapimit dhe qarkullimin e trafikut, brenda dhe përreth qytetit të Mitrovicës”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat