Thirrja e vëllaut të shqiptares së zhdukur në Munih

Lajme

Thirrja e vëllaut të shqiptares së zhdukur në Munih

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 00:45
Arbnor Segashi dhe Armela Segashi

Vëllau i Armela Segashit, Arbnori, ka bërë thirrje që ta ndihmojnë ta gjejë motrën.

Armela Segashi është një shqiptare 14 vjeçe që u zhduk pas sulmit të sotshëm në Munih.

Ajo, në momentin që ndodhi sulmi, ishte në atë lokacion dhe më pastaj nuk u lajmërua në familje, njofton lajmi.net.

Vëllau i Armelës, Arbnori, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka kërkuar që gjithë ata që kanë ndonjë informacion për motrën e tij ta ndihmojnë.

Ai ka postuar një foto me të, bashkë me një përshkrim të fizikut të saj dhe me rrobat që kishte veshur në momentin e sulmit.

Postimi i tij po shpërndahet mjaft shumë në Gjermani, por si duket, akoma nuk dihet asgjë për fatin e Armelës.

Arbnori dhe Armela janë nga Podujeva.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat